• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Unë e kam fajin!

by
01/06/2015 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi*

Në 25 vjet, Shqipëria ka pësuar humbje të mëdha në inventarin e saj. Tashmë asetet e vendit nuk kanë as nam e as nishan. Regjimi diktatorial vërtet ishte mizor. Ai  mohonte sa lirinë e fjalës, mendimit, protestës aq mohonte dhe pagesën për punën e kryer. Ndryshimi i sistemit, u trumpetua nga politika si domosdoshmëri dhe i shkatërrimit të çdo aseti. Pavarësisht se ishin asete kombëtare, të ngritura jo nga parat e kupolës diktatoriale por, nga gjaku, djersa, puna e detyruar e njerëzve. Me pak fjalë. Çdo aset i këtij vendi ishte i popullit.
Politika, e cila kishte një strategji të përgatitur, e shitur tashmë totalisht tek segmentet e organizata anti-shqiptare, kishte përgatitur planin e shkatërrumit ekonomik të vendit. Më të interesuari për këtë shkatërrim ishin greket, serbët. Pa përjashtuar edhe ndonjë vend mik i cili, nëpërmjet të dërguarit të tijë, bënte politikën e fqinjve tanë. Vetë politikanët u emëruan në formacione të ndryshme, duke kompletuar “Pluralitmin Partiak.” Të gjitha partitë politike, ishin në unison për shkatërrimin ekonomik të vendit. Ky shkatërrim alla Katovic, solli dhe pasurimin e vetë politikanëve shqiptare. Me pak fjalë. Ju turrën ekonomisë.

Shkatërrimi nuk duhet të ishte i menjëhershëm. Kjo sillte frikën e papunësisë dhe si pasojë dhe të revoltës. U shpik 80%-shi, si dhe asistenca. Shqiptarët të etur për liri, nuk ja vunë veshin shkatërrimit. Por, të joshur nga asistenca, ose merrnin rrugën e kurbetit, ose hapnin një aktivitet tregtar. Kështu që UNË, populli, dashje pa dashje, rashë preh e skemës anti-kombëtare. Shkatërrimi filloi që nga punishtja më e thjeshtë ku, artizanati ishte prioritet pasi, kishte me mijëra punëtorë sidomos gra, e deri tek uzinat e kombinatet,

Politika nën pretekstin e ligjit famëkeq të 7501 jo vetëm shkatërroi plantacione të tëra me agrume e vreshtari por, i dha vetes dhe mundësinë e përvetësimit të këtyre pasurive. Duke qenë një politikë në shërbim dhe të segmenteve greke, u arrit që refugjatët grek( te quajtur minoritet etnik )të bëhen pronar të tokave shqiptare. Çdo gjë u privatizua nga vetë politikanët. Jo me para por, me letra me vrimë ( letra me vlerë). Tashmë ekonomia e kish marrë tatëpjetën. Çeku i bardhë po mbetej i bardhë dhe s’do kishte kurrë vlerë. Vitet kalonin dhe asetet e shtetit po zhdukeshin dita ditës.

Premtimet për një jetë më të mirë. Për një Shqipëri evropiane, mbetej gjithmon një parrullë elektorale por, e pa realizueshme. Shqiptarët vazhdonin rrugën e emigrimit.

Krahas shkatërrimit qeveritë njëra pas tjetrës, trumpetuan rritje ekonomike, rritje pagash e pensionesh, pavarësisht se rritja e çmimeve ecte ma hapa galopant. Ekonomia dukej e mirë pasi, emigrantët sillnin para duke ndihmuar familjet e tyre. Kjo shitej nga qeveritë si stabilitet ekonomik.

Babëzia e politikës nuk kishte të sosur. Bashkë me shkatrrimin ekonomik e zhdukjen e aseteve, politika ju fut shkatërrimit të ushtrisë. Preteksti: Modernizim si shtetet europiane. Shitja e armëve ishte fitimprurëse për kupolën politike. Për të zhdukur çdo gjurmë, u sajua viti i mbrapsht i 1997-ës. Preteksti, ” falimentimi” i firmave piramidale. Këto firma komandoheshin nga kupola politike e cila, mblidhte parat e popullit duke i falimentuar ato në kohen kur vetë ata e zgjodhën. E unė, përsëri e votova këtë klasë politike.

Shkatrrimi i ushtrisë, solli dhe privatizimin e reparteve ushtarake. Të cilat përsëri u grabitën nga pushtetarët. Mjaft objekte të quajtura SHQUP. (shtëpia e oficerave) u privatizuan. Njësit, pikat, si dhe repartet ushtarake.
Shteti dukej i lodhur, ekonomija në rënie. Difiçiti buxhetor merrte rrugën e tatëpjetës çdo ditë. Vetë qeveritë e kamuflonin dhe nuk e treguan kurre realisht se sa është. Qeveritë janë vetë zot e vetë shkop. Emigrantët filluan të mos sillnin më shuma parashë. E unë përsëri i votova këta.

Ato pak uzina apo fabrika, institute studimi, të energjitikës, ju “kthye” pronarit. Lulëzoi pallati gjigand. Ambjentet publike, gjelbërimet, parqet, oborre shkollash, kopshe e cerdhe, ju ” kthyen” pronarve. Përsëri lulëzuan pallate pa kriter urban. E unë përsëri i votova.

E keqja nuk ka fund, thotë një fjalë e urtë. Filluan të bëheshin tendera dhe për skrap. Rasti i Azotikut të Fierit ishte më skandalozi. Në vënd të vihej në punë, për t’i ardhur në ndihmë me prodhimin e saj fshatarit, prishej e shitej për skrap. Prapë unë i votoj këta.

Bujqësia mori tatëpjetën. Toka u la djerrë pasi, shteti nuk kushte politikë bujqësore. Edhe kur mbillej, të sillte politikani vaporat me grurë ( OMGJ) me çmim qesharak, sa gruri i mbetej fshatarit në arë. E njëjta situatë dhe me agrumet, perimet, patatet etj. Por, e keqja vazhdon. Tokat bujqësore u kthyen në troje. Këtu u ngritën bizneset e politikanëve tanë të ” varfër”. Qeveritë nuk pyesnin për zvogëlimin për frymë, të tokës së bukës. Kjo ishte dhe është politika e çdo qeverie. Kur vjen fushata, gënjejnë pa masë. Ju bëhet fytyra shollë dhe prapë. Unë këta i votoj.

Ekonomia, sipas INSTAT vazhdon rritjen, populli vazhdon e varfërohet.

Për të mbushur arkën e shteti, e cila për hir të së vërtetës mbetet jo rrall herë bosh, qeveritë fillojnë të rrisin taksat. Në çdo fushatë opozita premton ulje taksash. Kur vjen në pushtet, me votën time, jo që nuk i ul por, shpik rritje të tjera.

Për të mbushur arkën e shtetit. Qeveritë vazhdojnë shitjet e aseteve. Mbasi mbaruan shkatërrimet, filluan të shesin asetet kombëtare. Shitet çdo gjë dhe çdo gjë jepet me konçesion. Alb Telekomi ishte një nga të parat. Jepet me konçesion Aeroporti i vetëm, ai i Rinasit. Përfitimet për arkën e shtetit qesharake. Duke mos pasur të mbaruar babëzia e shtetarëve tanë. Nën petkun e zhvillimit urban, filluan projektet dhe ndertimi i rrugëve nacionale. Nuk ka rrugë në këtë vend, që nuk është përfolur për vjedhje galopante. Çuditërisht emrat e politikanëve dalin në krye të listës për korrupsion. Flitet për miliona e miliarda dollar të vjedhura në këto investime. Ndëshkim nuk ka. Përkundrazi, gjykata e prokuroria i nxjerrin të larë.  Kush politikan përfolet më shumë, aq më shumë poste merr. Lluksi i jetës së tyre kalon hamendësinë e çdo njeriu.

Duke vënë një politikë anti- kombëtare, politikanët e shtetarët tane, nuk ngurruan të vjedhin që nga thesari e deri tek Banka e Shtetit. Ndeshkim prap nuk ka. Por, unë prap i votoj këta politikanë.

Katovica tashmë është bërë realitet i kryer. Për të shuar zërine protestës. Pushtetarët tanë “zhdukën” sindikalizmin, duke ja lënë në dorë militanve të tyre. Nëse do funksiononte realisht sindikata, gjërat do ishin ndryshe. Këta e njihnin mirë forcën sindikaliste. Dinin dhe se funksionimi i sajë, nuk do i lejonte të shkatërrimin e vendit. Kështu u ndoq rruga e diktatorve që, sa merrnin pushtetin zhduknin sindikatat. Kështu që ata tashmë duart i kishin të lira. Për tu kamufluar, sidomos para botës, shpikën Avokatin e Popullit, të cilin vetë e emërojnë dhe po betë e paguajnë. Tashmë ai institucion është një kukull në dorë të qeverisë, Gjithkush është i qatrtë. Pushteti ekinomik ndodhet në duart e tyre.

Në këto kushte. Me keqardhje shohim se kemi një, Mafia Shtet, e jo një Mafia që kërkon të kapi Shtetin. Mafia tashmë është kthyer në struktur të rregullt shtetërore. Pra, është bërë vetë sistemi. Ajo të vjedh, të takson, të bën ligjin, dënon, të nxjerr të larë para drejtësisë, por, dhe të vret në mes të ditës dhe të qanë e të bën çdo lloj lavdeje. Dukeqën se Mafia ka dhe padron dhe ushtarë,lufta brenda sajë është e egër. Këtë luftë këta mundohen ta shesin si reformë. Si kapje bandash, si arritje të luftës kundër kriminalitetit etj. Tashmë kjo biçim reforme duhet vazhduar. Vazhdimi është i thjeshtë. Të japim dhe këto çfarë kamë mbetur. Dhe unë përsëri vazhdoj ti votoj këta.

Një nga asetet që janë dhe më fitimprurës është nafta dhe energjia. Uzina e naftës u privatizua. Shteti u ” dorëzua” para individit. Jo pa qëllim nisi me privatizim. Më pas, duhej lënë dorë e lirë shitjes ose konçesioneve. Nafta e ka marrë rrugën e privatizimit qesharak, përsa i përket përfitimit që marrin shqiptarët. Eshte niveli me fyes, apo më mirë me i pa imagjinueshmi, pasi ky medemek përfitimi nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Tashmë dhe shtatë puse të tjera kanë dalë në ankand. Ndërsa për shpërthimin dhe zhdukjen e pasurisë së banorëve, nuk ka reagim. Populli mbetet viktima më e pa mbrojtur. Por, unë prap i votoj këta.

I votoj sepse, dhe nëse nuk votoj. Këta votojnë vetë për mua. Votat i blejnë si bileta sporti. Varfëria dhe injoranca bën që mjaft njerëz të bien viktimë e kësaj skeme. Votat blihen dhe me klering, me vende pune etj. Kjo ka sjellë një amulli në sistem. Po më mirë ta themi troç Ky sistem ka rënë. Ka rënë pasi, funksionon mbi një Kushtetutë të dal boje, funksionon nga një Kuvend të inkriminuar po aq sa dhe vetë qeveritë. Po unë nuk kam forcë ti ndaloj. Nuk kam zë që të më dëgjohet. Nuk kam përfaqësim në as një instancë të këtij shteti të zënë për gryke nga vetë MAFIA. Kështu që, mua më ka humbur besimi tek shteti dhe jam kthyer si dikurë. Jam bërë militant i partisë që më jep mundësi punësimi ose më blen votën. Duke mos pasur më asnjë tė drejtë, për t’u revoltuar e kërkuar. Unë prapë vazhdoj ti votoj këta.

*Avokat

Next Post

Ëmbëlsira “Gliko me lëkurë portokalli”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com