• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Unë do të godas, ti do të bësh sikur më godet”, Gjergj Hani “zbulon” marrëveshjen Berisha-Basha

by A R
26/07/2024 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjergj Hani, ish-kandidat për kryetar të PD-së, një vit më parë, përballë Bashës, tregoi në emsionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, se ka patur një marrëveshje mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, nga e cila përfoi i pari. I pyetur nga gazetari Anti Tela për këtë marrëveshje, Hani tha se nëse Berisha do të vendoste ta sulmonte, Lulzim Basha nuk do të kalonte Zogun e Zi, nuk futej dot në Tiranë.

Pjesë nga biseda

Andi Tela: Thua ka një marrëveshje. Një marrëveshje ka dy baza. Ku e mbështet që thua ka një marrëveshje që njëri të dalë nga politika.

Gjergj Hani: Sepse latinët thonin: Kush përfiton?

Andi Tela: Po pra, çfarë përfitoi zoti Basha nga e gjitha kjo histori?

Gjergj Hani: Jo, zoti Basha, jo, por përfitoi zoti Berisha.

Andi Tela: Po po më thua që kanë patur një marrëveshje zoti Basha me zotin Berisha, që zoti Basha të humbë vulën dhe të dalë nga skena politike.

Gjergj Hani: Po. Ky ishte një borxh që duhet t’ia kthente “babait” të tij që e mori nga hiçi dhe e bëri politikan. Konflikt mes tyre nuk ka. Në politikë jo të gjitha gjërat thuhen.

Andi Tela: Çfarë ka ndodhur pra?

Gjergj Hani: Ka qenë një marrëveshje para datës 9 shtator, ku janë bërë dhe dhënë mendime se si do ta kalojmë të dy pa lagur.

Ylli Rakipi: Pra ti je te ai grup i vogël që mendojnë se Berisha ka luajtur me Bashën që në fillim me këtë histori ?

Gjergj Hani: Për mua, pa pikën më të vogël të dyshimit.

Andi Tela: Po çfarë fituan në fund të ditës, se ka një rezultat?

Gjergj Hani: Pa mbështetjen e SHBA-ve edhe në vitin 1992 PD-ja nuk i fitonte zgjedhjet. U desh prania e ambasadorit amerikan në çdo tribunë që PD-ja të fitonte zgjedhjet dhe falë reformave që SHBA-të kanë ndikuar. Një qasje e drejtpërdrejtë pa u përballur me SHBA-të është vdekjeprurëse për çdo forcë politike dhe sidomos për një politikan si Sali Berisha.

Andi Tela: Nuk ma shpjegove, ku është marrëveshja e Bashës me Berishën se s’po e kuptoj ?

Gjergj Hani: Marrëveshja e Bashës me Berishën është që ne do të bëjmë. Amerikanët ka thënë Basha, më kanë detyruar, më kanë shtrënguar që të marr këtë vendim dhe unë jam i detyruar ta marr. Dhe e kanë vendosur kështu: Unë do të godas, ti do të bësh sikur më godet, sepse për aq sa e njoh unë historinë politike, nëse Sali Berisha vendos të të sulmojë, të shkon deri në braz të shtatë. Nëse Berisha do të vendoste ta sulmonte, Lulzim basha nuk do të kalonte Zogun e Zi, nuk futej dot në Tiranë.

Pra marrëveshja ishte: ne do të bëjmë sikur kemi një konflikt ti nuk do të reagosh.

Neritan Sejamini: Ju thatë që zoti Basha bashkëpunon me zotin Berisha. Zoti Basha thotë se z. Berisha bashkëpunon me z. Rama. Zoti Berisha thotë se zoti Basha bashkëpunon me zotin Rama. Pastaj kjo zgjerohet kur zoti Meta thotë se Zonja Kryemadhi bashkëpunon me zotin Erion Veliaj. Supozo që unë jam një qytetar i thjeshtë dhe dëgjoj gjithë këta njerëzit që flasin. Çfarë duhet të mendoj unë?

Gjergj Hani: Që kjo kastë bashkëpunon e tëra dhe është favori që qoftë edhe zoti Rama po ia kthen zotit Berisha duke u përpjekur që ta mbajë gjatë aty. E para e punës sepse i shërben atij dhe të mos harrojmë se nëse SHBA-të të akuzojnë për korrupsion masiv, bëhet fjalë për kapitale joindiferente dhe po dole nga arena politike në një realitet si Shqipëria të turren piranjat për atë kapitalin dhe të nxjerrin skeleton për 24 orë. Pra për ta mbajtur atë, duhet të kesh patjetër forcën që të jep pushteti.

Pra është e gjithë kasta politike dhe jo më kot quhet kastë. Duan ta mbajnë në këmbë këtë lloj kënete.

/a.r

Next Post
Kamala Harris: Është koha që lufta Izrael-Hamas të përfundojë

Kamala Harris: Është koha që lufta Izrael-Hamas të përfundojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
Protesta e opozitës, Vangjeli: Rama i dha ‘oksigjenin’ e munguar

Protesta e opozitës, Vangjeli: Rama i dha ‘oksigjenin’ e munguar

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In