Nuk ka arsye për agresivitet, pasi qëllimi i protestës së opozitës është vetëm bllokimi i akseve rrugore. Kështu u shpreh nga Durrësi, Edi Paloka në një deklaratë për mediat, i cili thekson se ka paralajmëruar policinë që të mos bëjë provokime.
“Nuk ka arsye për agresivitet. Qëllimi i i sotëm ka qenë vetëm bllokimi i akseve rrugore paralajmërova policinë që mos bëjë provokime se ne nuk kemi qëllim tjetër veç asaj që kemi shpallur”.
Thirrjeve të policisë për mos bllokimin e mjeteve, Paloka iu përgjigj: “Policia atë thirrje t’ia bëjë Ramës e Veliajt që e bllokojnë rrugën për qejfet e tyre. Ne jemi në protestë dhe nuk marrim leje nga policia që drejtohet nga dy njerëz që janë zgjedhur nga bandat. Nuk ka leje, nuk merret leje kemi njoftuar publikisht protestën tonë, as ligjërisht nuk merret leje”.
Paloka theksoi se shqiptarët duhet të ngrihen të gjithë për të ndalur të keqen që sipas tij është në derën e çdo qytetari.
“Kjo qeveri për ne prej kohësh nuk duhet të ishte më, por kjo nuk varet nga reagimi ynë i sotëm. Nuk është betejë e opozitës, por e të gjithë qytetarëve tanë. E keqja është në derën e çdo qytetari. Dje u kthyen në Shqipëri mbetjet e rrezikshme dhe qytetarët dje ishin në pakicë. Nuk helmohet vetëm opozita, nuk vjedhin vetëm opozitën, por të gjithë shqiptarët. Pensionistët nuk janë vetëm të opozitës me të cilët tallet Rama. Nëse shqiptarët nuk ngrihen t’i thonë të keqes ndal, e kanë të gjithë te dera e shtëpisë në një formë a në një tjetër”.
I pyetur nëse do të ketë shoqërime pas kësaj proteste, Paloka tha: “Kjo polici që rrëmben ish- presidentin sikur të jetë terrorist e fut banditët në parlament për t’u përleshur me deputetë, çdo gjë mund të presësh. Jemi këtu për t’i hequr qafe këta”.
/a.r
Armando Prengen e heq dot qafe ,apo e harrove