• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Uncle Sam is watching”: Pse me vendimin e djeshëm, SHBA nuk ka dënuar thjesht një shqiptar keqbërës dhe familjarët e tij

by Fatos Tarifa
20/05/2021 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Tarifa

Nuk kam pse e fsheh, por e them qysh në fillim, se njoftimi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe motivacioni me të cilin ai shpjegon deklarimin nga administrata e Shteteve të Bashkuara të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe familjarëve të tij si personae non gratae më bëri të ndihem mirë. Në fakt, më bëri të ndihem shumë mirë.

Për shumë arsye, të cilat nuk i them sot, post-factum, për herë të parë, por i kam venë në dukje shumë vite më parë, kur Sali Berishën e kam cilësuar si një “fatkeqësi kombëtare”.
Ky është një lajm i mirë, një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Unë e di se shumë njerëz, të cilët e kanë dashur apo e duan dhe e mbështesin edhe sot Sali Berishën, ky lajm i ka gjetur në befasi dhe shumë prej tyre i ka dëshpëruar, i ka shqetësuar, i ka hutuar dhe i ka shtyrë të reagojnë në mënyrë instinktive, por jo prudente.

Ndër ta, shumë janë mbështetësit e tij besnikë në radhët e Partisë Demokratike, por jo aq në radhët e demokratëve të thjeshtë të këtij vendi se sa në radhët e atyre që e kanë drejtuar ose e drejtojnë këtë parti.
Shumë të tjerë janë ndër radhët e atyre “analistëve” që në studiot e disa televizioneve e kanë justifikuar e mbrojtur me shumë zell “kryedemokratin Berisha”.

Zhgënjimi i këtyre të fundit pas lajmit të djeshëm duhet të jetë shumë i madh dhe unë i kuptoj përse. Berisha ka qenë për ta lideri “i dashur, karizmatik dhe tolerant” ndaj mendimit të lirë, edhe pse shumë prej tyre e kujtojnë mjaft mirë gjëmën që ky armik i medias së lirë i bëri gazetës Koha Jonë 15 vite më parë. Armiqësia e Berishës ndaj shtypit të lirë dhe parimeve të qeverisjes demokratike në Shqipëri janë krahasuar nga studiues të Universitetit të Harvardit me atë të Slobodan Milosevic-it në Serbi, të Jean Bertrand Aristide-s në Haiti, të Mahathir Mohammad-it në Malajzi, të Alberto Fujimori-t në Peru, të Leonid Kravchuk-ut dhe Leonid Kuchman-it në Ukrainë etj.

“Uncle Sam” nuk e njohu dje Sali Berishën. Ai e ka njohur fytyrën e vërtetë të tij një çerek shekulli më parë, atëherë kur, pas rrënimit total të vendit që Berisha toleroi e inkurajoi përmes firmave të tipit Ponzi, ai deklaronte “Après moi, le deluge” (pas meje të bëhet qameti).

Dje, Uashingtoni i tha Sali Berishës “This is it!” Dje administrata amerikane e Presidentit Biden i komunikoi këtij “përbindshi” të politikës shqiptare fundin e vet. Një fund i turpshëm, poshtëronjës, për kreun e shtetit dhe kryeministrin e një shteti aleat të fuqisë më të madhe të globit.

Për shkak se – dhe në rrethanat në të cilat po zhvillohet reforma në drejtësi në vendin tonë – reforma demokratike më e gjerë, më e thellë, më e vështirë dhe më e rëndësishme në tri dekadat e këtij tranzicioni të tejzgjatur e konvulsiv në Shqipëri, kjo duket se ishte koha më e përshtatshme për t’i treguar vendin Sali Berishës dhe dinastisë së tij, si dhe për t’i dhënë mësimin e duhur jo vetëm familjes politike që ai krijoi dhe udhëhoqi me një dorë të hekurt deri më sot, por edhe tërë klasës politike shqiptare.

Deklarata e Sekretarit të Shtetit është një lajm i mirë në radhë të parë për qytetarët shqiptarë. Ky lajm konfirmon se Shtetet e Bashkuara janë një mik dhe një aleat i vërtetë i Shqipërisë, se Uashingtoni i ndjek me vëmendje e me shumë seriozitet zhvillimet në vendin tonë dhe është seriozisht i angazhuar e i vendosur që demokracia dhe shteti i së drejtës në këtë vend të përparojnë e të konsolidohen.

Ky është një lajm i mirë për demokracinë në Shqipëri, pasi ai përmban një sinjal të qartë e të fortë se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë e të lënë pa ndëshkuar askënd që merr nëpër këmbë aspiratat demokratike të popullit shqiptar, që nëpërkëmb interesat e publikut, që cenon interesin kombëtar dhe që minon demokracinë në këtë vend.

Ky është një lajm i mirë dhe tejet inkurajues për sistemin tonë të drejtësisë në reformim e sipër. Mesazhi i tij lexohet qartë si një mbështetje e vendosur për ta çuar deri në fund reformën në drejtësi dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore këdo që shkel ligjet e shtetit, këdo që është i korruptuar, këdo që shpërdoron pushtetin ose detyrën që i kanë besuar qytetarët, këdo që me veprimtarinë e tij bëhet i rrezikshëm për shoqërinë.

Unë nuk kam dyshim, se emra të tjerë, si Ilir Meta, Fatmir Mediu dhe shumë politikanë të korruptuar, që e kanë zhvatur këtë vend dhe e kanë dëmtuar këtë demokraci, presin tani gjakngrirë radhën e tyre.

Ky është një lajm i mirë për Partinë Socialiste dhe qeverinë që drejton kjo parti, jo sepse një prej kundërshtarëve politikë më të mëdhenj të saj do të jetë këtej e tutje në “listën e zezë” të aleates sonë më të madhe, por sepse ky vendim shërben si një paralajmërim serioz se askush nuk është i paprekshëm, ose i përjetshëm në pushtet, se korrupsioni e krimi nuk kanë as ngjyrë, as kartë anëtarësie të ndonjë partie politike të veçantë, por janë një e keqe e madhe, ndaj së cilës askush nuk mund të jetë imun.

Mbi të gjitha – sado paradoksale që kjo të tingëllojë – ky është një lajm shumë i mirë për vetë Partinë Demokratike dhe drejtuesit e saj, sepse, më në fund, u jep atyre mundësinë që të ndahen përfundimisht nga trashëgimia antidemokratike e kriminale e Sali Berishës, nga tutela dhe frika prej tij, për t’u zhvilluar e rritur si një parti e vërtetë demokratike, sot në opozitë dhe nesër eventualisht në krye të të punëve të shtetit.

Me vendimin e djeshëm, administrata amerikane nuk dënon thjesht një shqiptar keqbërës më shumë dhe familjarët e tij, që kanë abuzuar me pushtetin dhe me pasuritë kombëtare të këtij vendi. Vendimi i djeshëm u jep shqiptarëve të thjeshtë besim në Shtetet e Bashkuara dhe në sistemin e drejtësisë që po ndërtojmë, ndërsa për klasën politike shqiptare është një mësim i madh.

Uncle Sam is watching!

DITA

Next Post
“Meta, krahu i armatosur i opozitës”/ Gjikondi: Thirrjet e tij janë për luftë dhe destabilitet!

"Berisha ka vdekur politikisht e burrërisht"/ Gjikondi: SHBA i kanë rënë në kokë Zeusit negativ të shqiptarëve

Comments 1

  1. Anonymous says:
    5 years ago

    Amerikanet I perdorin servilat por nuk I kan qefe.
    Kush eshte me irrezikshem korrupsioni I tanishem
    Qe varferon cdo dite popullin dhe lufta kunder tij pervec perfitimit juridik mund te sillte edhe perfitim
    ekonomik edhe per interesin publik apo ai I kaluari
    Denimi I te cilit do do sillte vetem perfitim juridik.
    Kush eshte me ne interes te popullit
    Shqiptar dhe jo te Amerikes?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In