Tensione mes policisë dhe banorëve ka pasur ditën e sotme në zonën e Laprakës. Punonjës të IKMT-së kanë nisur shembjet e banesave të cilat preken nga zbatimi i projektit të Unazës së madhe. Banorët thonë se nuk janë njoftuar për shembjet e banesave. Në vendngjarje ndodhen dhe deputetë të opozitës në mbështetje të banorëve. /a.meta










