• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Unaza e Madhe e Tiranës, Balluku: Gati për qarkullimin e makinave në fund të këtij viti

by A R
14/10/2024 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në lotin numër 6 të Unazës së Madhe të Tiranës janë realizuar mbi 70% e punimeve. Kanë përfunduar gërmimet dhe mbushja e trupit të rrugës, ndërsa pas përfundimit të stabilizantit pritet të nisë edhe hedhja e shtresave të asfaltit. Segmenti kalon përgjatë përroit të Gjerozës, ku është ndërhyrë për sistemimin dhe devijimin e tij, duke përfshirë edhe ndërtimin e mureve mbajtëse.

Edhe në këtë lot po punohet me ritme të shpejta në mënyrë që e gjithë vepra të jetë gati për qarkullimin e automjeteve në fund të këtij viti. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër ecurinë e punimeve në këtë kantier.

“Ecuria e punimeve është e kënaqshme, është sipas grafikut. Ka kaluar 70% e realizmit fizik. Kanë përfunduar të gjitha gërmimet, masat mbrojtëse me mure, ka përfunduar pothuajse nyja në rrugën “Myslym Keta”, e cila na lidh me Rrugën e Arbrit e do jetë dhe një portë hyrëse për Tiranën. Ka filluar stabilizanti dhe me përfundimin e tij, nga mesi i muajit tetor, mund të fillojnë dhe shtresat asfaltike”, tha Gjyli.

Zëvendëskryeministrja, Balluku e vendosi theksin tek ritmi i punimeve për të bërë të mundur finalizimin në kohë të kësaj vepre të rëndësishme, jo vetëm për kryeqytetin. Në fund të vitit, tha Balluku, e gjithë vepra, ashtu sikundër është premtuar, duhet të jetë gati dhe e aksesushme. “Ne kemi vendosur një afat për të gjithë Unazën, e cila duhet të përfundojë brenda këtij vitit. Ndaj është shumë e rëndësishme, të kemi një koordinim mes palëve duke qenë se këtu kemi disa lote që punojnë njëkohësisht”, u shpreh Balluku.

Zhvendosja e linjave të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë ka qenë një tjetër sfidë në këtë projekt, ku OST dhe OSSH kanë pasur një rol të rëndësishëm dhe kanë ndërhyrë shpejt për të mos krijuar vonesa në ecurinë e kantierit. Segmenti do të jetë i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes së automjeteve do të jetë e lartë, ndërsa do të ketë pjesë të tij edhe elementet urbanë, gjelbërim, ndriçim.

“OSSH-ja dhe OST-ja kanë pasur një rol të rëndësishëm në të gjithë pjesën e dytë të unazës, nga ‘Shqiponja’ dhe deri në rrethrrotullimin e Dajtit, që më pas lidhet edhe me pjesën tjetër, atë të segmentit që lidhet me zonën e Bërrylit.  I është dashur si Operatorit të Transmetimit, ashtu edhe Operatorit të Shpërndarjes që të jenë pjesë e grupeve të punës për të lëvizur disa nga linjat kryesore, si ato të transmetimit dhe ato të shpërndarjes, dhe madje edhe duke i përmirësuar ato. Aty ku i kemi pasur ajrore i kemi kaluar nëntokësore me ABC. Ky bashkëpunim ka qenë i shkëlqyer, nuk na ka krijuar fare vonesa dhe duhet thënë që është shumë e rëndësishme në raste të tilla që të gjithë komponentët të koordinojnë”, nënvizoi Balluku.

Loti 6 ka një gjatësi prej 1.3 kilometrash dhe nis pas rrethrrotullimit të rrugës Tiranë-Dajt. Aksi është vendosur në shtratin e përroit, i cili është përfshirë brenda një koletori betonarme.

/a.r

Next Post
Marrëveshja me Italinë / Niset drejt Shqipërisë “Libra”, anija e parë me 400 emigrantë

Marrëveshja me Italinë / Niset drejt Shqipërisë "Libra", anija e parë me 400 emigrantë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

April 6, 2026
Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 6, 2026
“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

April 6, 2026
Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

April 6, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

April 6, 2026
U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

April 6, 2026
Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

April 6, 2026
Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

April 6, 2026
Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

April 6, 2026
Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In