• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Unaza e madhe do të bëhet!”/ Veliaj kujton si bëheshin shpronësimet në kohën e PD dhe sfidon me shembullin e Nënë Lizës: S’jepnin as lekë kompensimi, as bonus qiraje

by Java News
04/11/2022 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shpjeguar sot projektin e Unazës së Madhe, për të cilën tha se i shërben kryeqytetit, duke i rritur vlerën pronës së qytetarëve dhe banorëve të zonës.

“Tani dua t’u flas hapur! S’jam këtu për vota, por siç kam thënë të vërtetën më përpara, po e them edhe sot: Unaza e Madhe do të bëhet! Unaza e Madhe i duhet Tiranës. Unaza e Madhe i shton vlerën pronës. Unaza e madhe nuk ka teori konspiracioni: ‘kaloi te bahçja ime’, ‘kaloi te bahçja jote’. Gjurma e Unazës së Madhe ekziston që nga koha e Adil Çarçanit. Për sa kohë që Unaza e Madhe do të bëhet, ka filluar projektimi, është bërë prokurimi dhe po fillon zbatimi, ndaj duhet të kuptojmë sa vlerë ka ajo njësi ku kalon kjo unazë. Njësia 3 ka vetëm, vetëm, vetëm, përfitime nga Unaza e Madhe,” tha Veliaj, gjatë takimit me banorët për të diskutuar mbi buxhetin e vitit 2023.

Ai ka kujtuar se si kryheshin shpronësimet në kohën kur vendi qeverisej nga ata që udhëheqin protestat kundër projekteve të mëdha: “Më kujtohet si bëhej në kohë të PD-së dhe të LSI-së kompensimi. Kur nisi puna për pak segmente në Selitë, vinte fadroma dhe i merrte njerëzit përpara. As lekë kompensimi! As bonus qiraje! As shtëpi për çdo metër katror. Po ju sfidoj sot! Shkoni pyesni Nënë Lizën, ikonën e Partisë Demokratike! Çunat e vet të OFL-së, me 20 “Range Rover”, organizuan gjithë dynjanë aty! Nënë Liza firmosi 500 metra katrorë për shtëpinë e projektuar nga Stefano Boeri tek “5 Maji” kur e kuptoi se nuk e ndalon dot progresin dhe nga një shtëpi karakatinë me 4 këmbë, po merr 500 metra katrorë të urbanizuara, me hipotekë”.

Ndaj, Veliaj bëri thirrje për të gjithë ata që preken nga ky projekt dhe projekte të tjera, të firmosin kontratat, pasi si me hipotekë, ashtu sikurse edhe pa leje e pa letra, bashkia dhe Partia Socialiste nuk kanë lënë njeri pa strehë dhe pa zgjidhje.

“Kush i ka me leje, do marrë kompensimin sipas vlerës së tregut. Kush i ka pa leje do marrë strehim, siç i takon Partisë Socialiste, e cila edhe punën e bën, por edhe nuk të lë pa shtëpi. Ju lutem, kush ju vjen edhe për 5 vota, për 2 vota, për dy gishta, ju gënjen se mendon se do ndalojë progresin. Po ju them: Siç nuk ndaluam te Sheshi, te Bulevardi, te Lodrat, te Pazari, te Kalaja, tek Astiri, te Bregu i Lumit, nuk do ndalojmë modernizimin e Tiranës, që të fitojë edhe 99% e njerëzve që presin t’u çlirohet trafiku dhe të fitojë edhe ai 1% që mendon se do dëmtohet, por do i dalë për hajër, siç i ka dalë për hajër të gjithë atyre që kanë marrë shtëpitë e reja dhe thonë: Ku kemi qenë”, e mbylli Veliaj argumentin e tij./m.j

Next Post
Ra nga çatia ku po punonte, vdes tragjikisht 42-vjeçari shqiptar në Itali

Ra nga çatia ku po punonte, vdes tragjikisht 42-vjeçari shqiptar në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë, rifillon procesi i numërimit të votave për kandidatët

Kosovë, rifillon procesi i numërimit të votave për kandidatët

January 1, 2026
Ç’presim nga viti ekonomik 2026?

Ç’presim nga viti ekonomik 2026?

January 1, 2026
Plasin debatet mes vajzave në shtëpinë e BBV: Mendon se je kokrra e yllit? Ti nuk lahesh pas..

Plasin debatet mes vajzave në shtëpinë e BBV: Mendon se je kokrra e yllit? Ti nuk lahesh pas..

January 1, 2026
“Viti 2026 mund të thyejë rekordet e ngrohjes globale”, ky është paralajmërimi që bëjnë shkencëtarët

“Viti 2026 mund të thyejë rekordet e ngrohjes globale”, ky është paralajmërimi që bëjnë shkencëtarët

January 1, 2026
“Vajza e motrës sime ka parë njerëz të djegur”/ Dëshmitarja flet për tragjedinë në Zvicër: Ka djem e vajza që nuk janë gjetur!

“Vajza e motrës sime ka parë njerëz të djegur”/ Dëshmitarja flet për tragjedinë në Zvicër: Ka djem e vajza që nuk janë gjetur!

January 1, 2026
Amnistia e fundvitit/ Ministri Lamallari zbulon kriteret dhe kush janë të burgosurit që do të lirohen (VIDEO)

Amnistia e fundvitit/ Ministri Lamallari zbulon kriteret dhe kush janë të burgosurit që do të lirohen (VIDEO)

January 1, 2026
Autoboti bllokoi rrugën, hapet pas dy ditësh pika kufitare e Qafë-Thanës

Autoboti bllokoi rrugën, hapet pas dy ditësh pika kufitare e Qafë-Thanës

January 1, 2026
Aktori postim prekës pas aksidentit tragjik me tre viktima në Gjirokastër: Pse m’i more o Zot, nuk do t’ju harroj kurrë vëllezër

Aktori postim prekës pas aksidentit tragjik me tre viktima në Gjirokastër: Pse m’i more o Zot, nuk do t’ju harroj kurrë vëllezër

January 1, 2026
Pyetet nga gazetari: Zoti President, a keni një rezolutë për Vitin e Ri?/ Trump përgjigjet: Paqe. Paqe në Tokë (VIDEO)

Pyetet nga gazetari: Zoti President, a keni një rezolutë për Vitin e Ri?/ Trump përgjigjet: Paqe. Paqe në Tokë (VIDEO)

January 1, 2026
Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa duhet të paguani në një muaj

Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa duhet të paguani në një muaj

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com