Në ditën e 28 të protestës së tyre, banorët e zonës së Astirit të cilët preken nga Unaza e Re janë shprehur se do mbrojnë shtëpitë e tyre pasi i kanë të ndërtuar me djersë dhe gjak. Banorët kanë bllokuar edhe gjatë ditës së sotme rrugën kryesore.
Me thirrjet ‘Shtëpitë i kemi me gjak’ dhe ‘Poshtë qeveria’, banorët shprehen se nuk do tërhiqen dhe do vazhdojnë protestat e tyre. “Populli i ka dhënë pushtetin Ramës dhe ne do mbrojmë shtëpitë tona. Me këtë shtet ne jemi të zhgënjyer”- tha një prej banorëve në protestë. Në mbështetje të banorëve kanë qenë edhe deputetë të PD dhe LSI.
ma.me