• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Un ësht i pasur”, krijuesi i Ali G hyn midis më të pasurve të Britanisë

by Java News
24/04/2016 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Respeeekt! Sacha Baron Cohen, krijuesi i personazheve Ali G dhe Borat ka hyrë për herë të parë në Sunday Times Rich List, lista e të pasurve nga Sunday Times.

Aktori 44-vjeçar dhe gruaja e tij, aktorja Isla Fisher, 40 vjeç, kanë një pasuri 104 milionë sterlina.

Një tjetër aktor debutues është Mike Myers, me 105 milionë sterlina pasuri. Krijues i spiunit Austin Powers është kanadez, por ka edhe nënshtetësi amerikane e britanike, ndaj është përfshirë në listë.

Sportisti më i pasur i Britanisë është Lewis Hamilton, me 106 mijë paund, duke u renditur në vendin e 931-të.

Adele është konfirmuar si muzikania më e pasur britanike, duke dyfishuar të ardhurat në 85 milionë nga 35 milionë paund vitin e kaluar.

Ndërkaq, super të pasurit e Britanisë kanë pësuar humbje të mëdha që nga kriza financiare, me Lakshmi Mittal që ka humbur treçerekun e pasurisë.

Nga pasuria rekord prej 27.7 miliardë paund, ai dhe familja e tij tani kanë “vetëm” 7.12 miliardë. Kompania e çelikut me bazë në Luksemburg, e cila drejtohet nga familja e tij, vitin e kaluar humbi 5.5 miliardë paund.

Njeriu më i pasur i Britanisë për vitin e kaluar, manjati ukrainas Len Blavatnik, ka humbur 12 përqind të pasurisë dhe tani ka 11.59 miliardë.

Në krye të listës për këtë vit janë vëllezërit David e Simon Reuben, manjatët e pronave të patundshme, të cilët zotërojnë Millbank Tower dhe selinë e John Lewis në Londër.

Ata zotërojnë gjithashtu London Oxford Airport dhe London Heliport. Simon e nisi me import qilimash dhe me blerje pronash, ndërsa David me tregti metalesh, para se të hynin në investime pronash.

Pasuria e tyre llogaritet në 13.1 miliardë paund, 3.4 miliardë më tepër se vitin e kaluar.

Pas tyre vijnë vëllezërit Sri dhe Gopi Hinduja, të cilët drejtojnë Hinduja Group, me pasurinë e pandryshuar prej 13 miliardë paund.

Dhjetë më të pasurit për 2016

David e Simon Reuben, £13.1 miliardë

Sri e Gopi Hinduja, £13 miliardë

Len Blavatnik £11.59 miliardë

Galen e George Weston dhe familja, £11 miliardë

Ernesto e Kirsty Bertarelli, £9.35 miliardë

Duka i Westminster, £9.35 miliardë

Charlene de Carvalho-Heineken e Michel de Carvalho, £9.15 miliardë Kirsten e Jorn Rausing, £8.7 miliardë

Hans Rausing e family, £8.6 miliardë

Alisher Usmanov, £7.58 miliardë

Next Post

Bien akuzat për tritol, Vladimir Gjuta del nga burgu (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Harta satelitore e NASA-s tregon shënjestrimin e objekteve të naftës në Teheran

Harta satelitore e NASA-s tregon shënjestrimin e objekteve të naftës në Teheran

March 8, 2026
8 Marsi/ Të dhënat e RCC: Në Ballkan gratë paguhen më pak se burrat

8 Marsi/ Të dhënat e RCC: Në Ballkan gratë paguhen më pak se burrat

March 8, 2026
Sot heshtje zgjedhore, të Dielën 334 mijë qytetarë zgjedhin 5 kryetarët e rinj të bashkive

Udhëkryqi i reformës zgjedhore: Mes mosbesimit dhe presionit

March 8, 2026
Ushtronin prostitucion në banesat e marra me qira, bien në pranga dy braziliane në Durrës

Ushtronin prostitucion në banesat e marra me qira, bien në pranga dy braziliane në Durrës

March 8, 2026
Valë e re sulmesh iraniane me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit, 2 të vdekur në Kuvajt

Valë e re sulmesh iraniane me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit, 2 të vdekur në Kuvajt

March 8, 2026
Sherr për parkimin, konflikti mes të rinjve në Ujin e Ftohtë përfundon me përplasje fizike

Sherr për parkimin, konflikti mes të rinjve në Ujin e Ftohtë përfundon me përplasje fizike

March 8, 2026
Real Madrid futet në garë për ish-yllin e Milanit, bën gati 100 milionë paund

Real Madrid futet në garë për ish-yllin e Milanit, bën gati 100 milionë paund

March 8, 2026
Kultura tradicionale, një nga tërheqjet bazë të udhëtimit turistik në Kinë

Kultura tradicionale, një nga tërheqjet bazë të udhëtimit turistik në Kinë

March 8, 2026
Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

March 8, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In