“Q….. Madridin”, “Do t’ia dalim së bashku” – këto ishin mesazhet e tifozëve të klubit francez para hotelit ku po qëndron i gjithë stafi i Real Madridit.Rreth 100 tifozë Ultras të PSG-së janë mbledhur para hotelit ku po qëndron Real Madridi, të cilët kanë kënduar dhe fyer lojtarët e Los Blancos, raporton AS, transmeton Gazeta Express.
Sipas AS, tifozët e klubit francez mbanin banera “Q….. Madridin” si dhe “Do t’ia dalim së bashku”, teksa këndonin para hotelit ku po qëndrojnë lojtarët e Los Blancos para sfidës me Paris Saint Germainin.
Reali e ka fituar ndeshjen e parë në Madrid me rezultat 3-1, çka do të thotë se Parisi duhet të fitojë me rezultat 2-0 për të kaluar në çerekfinale, 3-1 për vazhdime, ndërsa nëse shënon Reali dy gola, parisienëve nuk iu kryen punë as rezultati 4-2, andaj kjo pritet të jetë një sfidë tejet e zjarrtë, e që do të zhvillohet të martën nga ora 20:45 në Parc des Princes, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)










