• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ultimatumi i SHBA për t’u ndarë nga Berisha, Basha: Për mua Doktori është shkollë, lehtësim, historia e shpirti i PD, ftesa për të ‘vrarë babanë’ qesharake

by Java News
13/08/2021 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Pas goditjes historike të 19 majit 2021, ku e shpallën familjarisht non grata për korrupsion madhor, pengim të drejtësisë dhe minim të demokracisë në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar në formë ultimative përjashtimin e Sali Berishës nga Parlamenti, rrjedhimisht ndarjen e tij nga Partia Demokratike dhe fundin e tij politik. Nuk ka dyshime se, mesazhi amerikan i adresohet Lulzim Bashës, të besuarit të Berishës në krye të Partisë Demokratike. Ndërsa Lulzim Basha zgjodhi heshtjen dhe Sali Berisha shpërtheu kundër ambasadores amerikane Yuri Kim ashtu si Ilir Meta para zgjedhjeve, Ambasada Amerikane në Tiranë e përforcoi mesazhin për fundin politik të Berishës, duke kujtuar urdhrin ekzekutiv të Presidentit Joe Biden, për t’i shpallur luftë korrupsionit edhe në Shqipëri.

Që pas mesazhit të SHBA, Lulzim Basha, zyrtarisht nuk i ka dhënë ende fund dilemës historike, nëse do të zgjedhë të rreshtohet me Perëndimin apo me Sali Berishën, pjesë e listës së zezë së Perëndimit. Megjithatë, nëse sjellim në vëmendje disa nga qëndrimet e Lulzim Bashës për Sali Berishën, sidomos gjatë muajve të fundit, duket se Basha e ka zgjidhur dilemën. Disa orë pasi DASH njoftoi përfshirjen e Berishës në listën e zezë, në 19 maj 2021, Lulzim Basha mori në mbrojte Berishën, duke u pozicionuar kundër Uashingtonit. Madje, Basha u kritikua nga rrethi i Berishës për një qëndrim të butë dhe diplomatik.

Basha u shpreh se “U njoha me keqardhje me vendimin e sekretarit të Shtetit për ishpresidentin dhe ish- kryeministrin Sali Berisha….Dr. Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë, dhe çoi miqësinë dhe aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA në nivelet më të larta. Gjatë kohës që z. Berisha ishte kryeministër, Shqipëria përmbushi të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin në NATO, si dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, ku lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ishin kryekushte. Në të gjitha këto arritje partner kyç i Qeverisë Shqiptare ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Një muaj para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Lulzim Basha botoi në librin me titull  “Misioni im’. Përpos të tjerave, Lulzim Basha rrëfeu raportin e tij me Berishën. Basha shkroi se ka pasur oferta dhe ftesa private për të eliminuar politikisht paraardhësin e tij, Sali Berishën, por ka shtuar se ka refuzuar çdo ofertë, pasi për të, Sali Berisha është një shkollë, këshillues, privilegj dhe historia e PD-së. Basha shkruante se as nuk mund ta mendonte një gjë të tillë, pra për të ‘hequr qafe’ Berishën.

Ndër të tjera, Basha ka shkruar se “Kam pasur ftesa private apo publike, miklime apo thirrje, marrëveshje apo “deklamime” për të “vrarë babain”… Kjo ftesë e përhershme për të ‘vrarë babanë’ më është dukur gjithmonë jo vetëm qesharake, por edhe e pakuptimtë, kur në vetvete përvoja dhe lidershipi i Sali Berishës si lider politik, mund të ishin për mua vetëm përparësi, për të marrë një mendim, për të rrahur ide, për të bërë një diskutim. Ishte, në një mënyrë, një lloj shkolle të cilën ishte privilegj që ta kisha dhe jo barrë që ta vuaja. Sali Berisha respektohet, dëgjohet, është pjesë historisë së Partisë Demokratike dhe të djathtës shqiptare, si lideri historik i saj. Dhe si i tillë, mendimi se kam një përvojë të tillë ku mund të mbështetem, ka qenë lehtësim për mua dhe aspak një barrë… Partia Demokratike është e hapur për të gjithë, aq më shumë për njerëzit që kanë bërë histori brenda saj, si Sali Berisha…”.

Boshti i librit të Bashës në fakt është Sali Berisha. Por, libri nuk është forma e vetme ku Basha ka shprehur pushtetin e hijes së Berishës mbi të. Në 11 dhjetor të vitit 2017, në 27-vjetorin e PD-së, Lulzim Basha u shpreh kështu për Sali Berishën “Nderimi dhe mirënjohja më e madhe do të jetë përherë për liderin e saj historik Sali Berishën, pa të cilin Partia Demokratike nuk do kishte shpirtin dhe forcën që ka pasur përherë”. Pothuajse në të gjitha përvjetorët e themelimit të PD-së dhe në çdo 22 mars, Lulzim Basha e ka përshkruar Sali Berishën si një hyjni, duke demotuar pafuqinë e tij për t’u ndarë nga ai./shqiptarja.com

Next Post
SHBA, 3000 trupa në Afganistan për evakuimin e amerikanëve! Biden: Koha që afganët të mbrohen vetë nga talebanët

SHBA, 3000 trupa në Afganistan për evakuimin e amerikanëve! Biden: Koha që afganët të mbrohen vetë nga talebanët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

January 21, 2026
21 Janari, Erion Veliaj: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi

21 Janari, Erion Veliaj: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi

January 21, 2026
Goditet grupi i trafikut të armëve në kryeqytet/ Ja zonat ku bëhej shpërndarja, tre të arrestuar

Goditet grupi i trafikut të armëve në kryeqytet/ Ja zonat ku bëhej shpërndarja, tre të arrestuar

January 21, 2026
Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

January 21, 2026
VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

January 21, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

21 janari, një turp kombëtar

January 21, 2026
Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

January 21, 2026
Bora vështirëson qarkullimin në Dibër, segmente problematike në Rrugën e Arbrit

Bora vështirëson qarkullimin në Dibër, segmente problematike në Rrugën e Arbrit

January 21, 2026
Komisioni antikorrupsion, ambasada e SHBA: Të mbrohet pavarësia e institucioneve

1 vit nga rikthimi i Trump, ambasada e SHBA: Aleatët na respektojnë, kundërshtarët na frikësohen

January 21, 2026
Pas thashethemeve për ndarje, JD Vance dhe bashkëshortja e tij ndajnë lajmin: Presim fëmijën tonë të katërt!

Pas thashethemeve për ndarje, JD Vance dhe bashkëshortja e tij ndajnë lajmin: Presim fëmijën tonë të katërt!

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In