• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Ulsi Manja “zhvishet” në mes të Kuvendit: Hajt të shohim kostumi i kujt kushton më shumë

by Os De
30/10/2025 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një debat që shkoi deri në “zhveshje”. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, hoqi xhaketën e kostumit në sallën e Kuvendit, pas akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e sfiduar që të bënte të njëjtën gjë.

I gjithë debati shkaktoi pak tension, por edhe shumë të qeshura mes deputetëve të pranishëm në sallë gjatë seancës maratonë që po vijon të zhvillohet akoma.

Por çfarë ndodhi?

Kur Manja nuk ndodhej në sallë, Berisha e akuzoi se ka paguar kreun e SPAK, Altin Dumani, që të mos dalë një regjistrim të cilin ai pretendon se e ka, por e paralajmëroi se “nuk ka shpresë” për të.

“Ku iku ky i Louis Vuitton? Iku ky se edhe ai ka paguar. O Ulsi edhe po ta ka shitur Dumani ty, atë e kam unë në dosje, regjistrimin tënd. Nuk ka shpresë që të dalësh”, tha Berisha, por pa bërë me dije se për çfarë regjistrimi bëhet fjalë.

Kur Manja u kthye në sallë filloi të ndërhynte gjatë fjalës së Berishës duke i thënë se nuk rrinte dot pa ish-ministrin. Në këtë moment, kreu i opozitës e akuzon se Rama e ka përdorur si kokë turku për të kërcënuar një gjykatës. Këtu i përmend edhe disa kostume.

“Nga telefoni yt e mori Edi Rama prokurorin, na thuaj pak? Je i inkriminuar. Të ka përdorur telefonin për të kërcënuar gjykatësin. Të ka përdorur telefonin duke të konsideruar ty si kokë turku, por të mbron Dumani sot, por s’ka njeri që të mbron nesër. Ato kostumet ku i ke ti? Ku i ke ato kostumet? I ke hequr ato…”, tha Berisha.

Për të provuar që kostumet e tij nuk janë të shtrenjta, Manja heq xhaketën në sallë, duke nxitur reagimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi.

“Respektoni kodin e veshjes zoti Manja”, tha Peleshi.

Ndërsa Berisha vazhdoi me akuzat duke u shprehur se atë kostum e ka nga Altin Hajri.

“Ato i paske të Altinit, ty të ka dhënë dy, jo një”, tha Berisha.

Kjo solli replikën e ish-ministrit Manja, i cili e sfidoi që të bëjnë ekspertim të kostumeve.

“Sali tani që të merremi vesh unë e ti. Ty të ka kapur sindromi i Stokholmit dhe nuk rri dot pa mua. I ke përmendur këto kostume pa fund. Unë të sfidoj, çfarë kostumesh vesh Ulsi Manja dhe çfarë kostumesh vesh Sali Berisha, hajd t’i nxjerrim. Sa bën e jotja, sa bën e imja. Ta kam thënë këtu dhe do ta përsëris. Nuk pres të më dalë kush e të bëjë protesta e të më shoqërojnë në raportin tim me drejtësinë. Atë ditë që drejtësia e vendit tim do të kërkojë një shërbim prej meje çfarëdo natyre, do e respektoj. E sa për këto Louis Vuitton e kam pyetur ChatGPT a ka çantë 500 mijë euro? Më ka thënë s’ka. Kush të thonë? Sali Berisha. Më ka thënë shihe se nuk është në rregull. Ndërsa për xhaketat dhe kostumet të sfidoj që tani. Unë jam gati këtë kostum ta nxjerrim xhaketën dhe ti dhe unë dhe ta çojmë për ekspertim tekstil se vetëm copa e kostumit tënd bën 2 mijë euro. Pa hak pune”, tha Manja.

Berisha vijoi me akuzat e tij, duke thënë se e ka me regjistrim që ka kërkuar 500 mijë euro dhe një çantë Louis Vuitton.

“Një sqarim, 500 mijë eurot, janë veças nga çanta Louis Vuitton. I ke me regjistrim. T’i sjell unë edhe dosjen edhe fashikullin. Përveçse ke marrë 500 mijë euro i ke kërkuar edhe një çantë Louis Vuitton dhe të thotë ai ty për kë e do o Ulsi. Këtu e mbyll unë nuk e çoj më tutje”, tha Berisha.

E gjitha e mbyll me replikën e Manjës, por kësaj here ndaj Peleshit.

“Unë e zbulova këmishën, ai nuk e hoqi xhaketën. Dua të sigurosh barazi. Unë e hoqa xhaketën, ta bënte të njëjtën gjë edhe ai”, tha Manja.

Nga ana tjetër, Peleshi u përgjigj se nuk mund të sigurojë transparencë për të tjerët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

 

Next Post
Një person u arratis nga ambientet e policisë, AMP pezullon 3 efektivë në Elbasan

Drejtonte mjetin i dehur dhe përplasi një automjet tjetër, arrestohet polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In