• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ulsi Manja: “Vettingu” unik, institucionet e reja që do të ngrihen dhe afatet

by Aalison Pearse Stevens
31/08/2016 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, gjatë një interviste në edicionin qendror të Ora, deklaroi se ligji i Vettingut i miratuar nga Parlamenti mbrëmjen e kësaj të marte (30 gusht) është unik në llojin e vet. Ai tha se asnjë nga argumentet e opozitës nuk kanë lidhje me Kushtetutën, por janë qëndrime politike të saj.

Manja: Me sa duket, opozita në mos qofsha i gabuar duket se është bërë pishman për dhënien e votës mesnatën e 21 dhe 22 korrikut. Me këto ishla ligjore që nxjerr në lidhje me ligjin për Vettingun, kërkon të shtyjë në kohë procesin e zbatimit të  reformës në drejtësi, për ta futur atë në kalendat greke kur dihet se viti që vjen është vit zgjedhor. Nuk kemi pasur një model, sepse ligji për Vettingun, apo procesi i Vettingut që do të zbatohet në Shqipëri është unik në llojin e vet. Për Vettingun është shprehur pozitivisht edhe Venecia.

Deputeti socialist, anëtar i Komisionit të Ligjeve tha gjithashtu, tha se raporti i ILDKKPI-së për pasurinë e gjyqtarëve dhe të prokurorëve, dhe raporti i DSIK-së për figurën nuk është detyrues për komisionin e Vettingut.

Manja: Kushtetuta ka përcaktuar se baza e Vettingut janë deklarimet vullnetare që do të bëjnë gjyqtarët dhe prokurorët. Barrën e provës e kanë vetë gjyqtarët dhe prokurorët. Manja tha se këto institucione nuk e kanë monopolin e vendimmarrjes për gjyqtarët dhe prokurorët pavarësisht se janë nën varësinë e kryeministrit. Këtë të drejtë e ka Komisioni i Pavarur i Monitorimit, i cili do të monitorohet nga vëzhguesit ndërkombëtar.

Ligji i Vettingut do të hyjë në fuqi 15 ditë pas publikimit në Fletoren Zyrtare. Me hyrjen në fuqi, deputeti Manja tha se do të fillojë puna e ngritjen e komisioneve të Vettingut.

Manja: Fillimisht do të përzgjidhen komisionarët e Vettingut dhe gjyqtarët e  Kolegjit të Apelimit dhe komisionerët publikë. Natyrisht do të fillojë puna për Vettingun e institucioneve të para që do t’i nënshtrohen. Sipas përcaktimeve kushtetuese, institucionet e para që do t’i nënshtrohen procesit të Vettingut janë subjektet që do të garojnë për të qenë pjesë e Këshillit të Emërimeve në drejtësi. Pastaj me radhë do të jenë gjyqtarët dhe prokurorët që do të jenë pjesë e KLGJ-së dhe KLP-së dhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë. Kushtetuta ka përcaktuar se brenda 8 muajve duhet të ngrihet Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë dhe brenda dy muajve nga ngritja e KLGj-së dhe KLP-së duhet të krijohen strukturat e SPAKU-t, strukturat antikorrupsion, Prokuroria Speciale dhe Gjykatat e Posaçme.

ma.me

Next Post
VIDEO/ Sa seriozisht e morën vettingun demokratët, Bode luan “candy crush” në seancë

VIDEO/ Sa seriozisht e morën vettingun demokratët, Bode luan "candy crush" në seancë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In