• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ulni armët ndaj vetes dhe drejtojani Edi Ramës”/ Patozi për 14 majin: Ja si mund të ringrihemi e të fitojmë. Bashën s’e llogaris

by Java News
04/04/2023 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish nënkryetari i PD, Astrit Patozi, nuk ka asnjë parashikim të mirë për PD në zgjedhje përsa kohë, siç thotë ai, PD është në luftë civile dhe nuk është në gjendje të arrijë armëpushim. Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, në RTSH, ai e përshkroi gjendjen e PD si “depresive, të mjerueshme, me zhvillime të frikshme dhe në një katandisje gati të pashpresë”.  Por zoti Patozi, i cili përfaqëson sot partinë “Bindja Demokratike” nuk i ka humbur shpresat për ringritjen e opozitës.

“Shpresën e shoh tek një riformatim i opozitës në tërësi dhe jo thjesht i PD. Pasi të dalë rezultati i zgjedhjeve, shpresoj që të gjithë faktorët opozitarë të reflektojnë dhe zërat e arsyeshëm brenda opozitës do të gjejnë forcë të krijojnë një lloj konfederate opozitare. Vetëm Foltorja me partinë e Ilir Metës janë të pamjaftueshëm për të përfaqësuar popullin opozitar. Pres me padurim rezultatin proporcional, sepse, për fat të keq, pritshmëritë që opozita të arrijë një rezultat pozitiv në maxhoritar janë shumë të pakta dhe përgjegjësi për këtë ka PD, e cila nuk ka mbaruar ende luftën civile brenda vetes.”- tha zoti Patozi për emisionin “Pa Censurë”.

Ai ishte shumë i drejtpërdrejtë në përgjigje, kur u pyet nëse opozita mund të arrijë në keto zgjedhje 620 mijë votat e 2021-shit, të marra vetëm nga PD dhe aleatët e listës së saj në zgjedhje.

“Pres një humbje të opozitës. Jam shquar për realizëm gjatë jetës politike. E vërteta është që të gjithë bashkë, por kryesisht Foltorja me Ilir Metën nuk do të kemi sukses në zgjedhjet maxhoritare për bashkitë e vendit. Do ta konsideroja sukses, nëse koalicioni i tyre do të arrinte rezultatin e 2015-ës me diku tek 15-16 bashki”- u shpreh Astrit Patozi.

I larguar nga PD 6 vite më parë, zoti Patozi merr pjesë në zgjedhje bashkë me LZHK-në e Dashamir Shehit. Ata janë të fokusuar tek rezultati për këshillat bashkiakë, si një test për zgjedhjet politike të 2025-ës.

Ish nënkryetari i PD, Astrit Patozi, nuk ka pritshmëri të mëdha nga PD zyrtare, e drejtuar nga zoti Alibeaj. Këtë grupim e sheh më të dobët sesa ai i zotit Berisha dhe të pafuqishëm për t’u përballur në zgjedhje. Ja si e sheh ai vendimin e PD për të marrë pjesë në zgjedhje vetëm me disa kandidatë për kryetarë bashkish.

“ E shoh si pafuqi politike për të mos dalë me 61 kandidatë. Berisha ka qënë shumë më i qartë dhe luftarak. I vuri para faktit të kryer, ndërsa këta ishin të papërgatitur dhe të pafuqshëm. U mungonte gjithçka pothuajse. Nuk kishin as lidership, nuk kishin as ide, as vizion, nuk kishin njerëz në dispozicion. PD sot për fat të keq ka përfunduar që ka një logo pa njerëz dhe ka ca njerëz pa logo.”- tha zoti Patozi për emisionin “Pa Censurë” në RTSH.

Bindja Demokratike dhe LZHK nuk u përfaqësuan me kandidatë për kryetarë bashkish as në Tiranë, por zoti Patozi tha se do të mbeshtesin një nga kandidatët e opozitës, duke ia lënë në dorë mbështetësve të tyre të votojnë njërin prej tyre, pasi më shumë rëndësi për Bindjen dhe LZHK-në ka rezultati për këshillat bashkiakë.

Largësia nga PD i jep Astrit Patozit qartësinë për të parë ngjarjet me ftohtësi dhe për të dhënë një këshillë për PD ende në konflikt.

“Në këtë kohë që ka mbetur, të ulin armët që kanë ngritur prej 1 viti e gjysëm dhe t’ia drejtojnë atij që kanë përballë. Nëse përqendrohemi që secili të bëjë punën e tij në opozitë, ne, ndoshta ia dalim që rezultatin proporcional ta kemi më të lartë se Edi Rama, qoftë me 1 votë.”- u shpreh zoti Patozi për emisionin “Pa Censurë” në RTSH.

“Lulzim Bashën nuk e llogaris më as si faktor i rëndësishëm politik në Shqipëri. Nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmmen, mbase do të rilindë nga hiri, por nuk besoj tek legjendat. Nuk e gjej Lulzim Bashën si një figurë që mund të përcaktojë zhvillimet brenda PD me logo ose pa logo.”- tha Astrit Patozi./m.j

Next Post
Kandidati i PD, Bejko: Votat për Belindin do të shkaktonin humbjen e së djathtës, nuk është i lirë

Kandidati i PD, Bejko: Votat për Belindin do të shkaktonin humbjen e së djathtës, nuk është i lirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In