• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ulja e TVSH-së për turizmin, Unioni i Biznesit: Shqipërinë bëhet konkuruese në rajon

by Java News
06/04/2017 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komuniteti i biznesit përshendeti nismën e qeverisë për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) nga 20-6 % për njësitë akomoduese në sektorin e turizmit. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, krerët e shoqata të biznesit që operojnë në treg, njëzëri e vlerësuan këtë nismë si mjaft të rëndësishme për zhvillimin e këtij sektori.

Sipas tyre, ulja e TVSH-së në nivelin 6 % do të rrisë investimet në këtë sektor, çka do të çojë në përmirësimin e shërbimit për konsumatorin, por do të rrisë edhe punësimin. Ulja e TVSH-së shton mundësitë që Shqipëria të kthehet në atraksion, tha kreu i “Biznes Albania”, Luan Bregasi, ndërsa shtoi se kjo masë do të rrisë edhe formalitetin në këtë sktor që përkthehet në më shumë të ardhura në buxhet.

Ndërsa, Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë ftoi qeverinë të rishikonte edhe taksa te tjera të propozuara nga biznesi duke shprehur bindjen se të ardhurat në buxhet do të jenë më të larta, pavarësisht uljes së taksave. “Ky ligj do të ketë ndikim pozitiv edhe në formalizimin e këtij sektori dhe jam i bindur se të ardhurat do të jenë më të larta. Kjo është një ftesë, për t’i thënë qeverisë se masa më e mirë prë të ulur informalitetin është ulja e taksave”, tha Jaka.

Zak Topuzi, kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit u shpreh se nga kjo masë e qeverisë do të përfitojnë rreth 3900 njësi akomoduese në vend, duke nisur nga hotelet, motelet apo bujtinat. Sipas tij, takaat e larta kanë qënë një ndër faktorët që ka dhënë ndikimin më negativ në frenimin e investimeve në këtë sektor.

Duke e konsideruar turizmin si sektorin me një impakt të lartë në PBB-në e vendit, Topuzi u shpreh se 60 % e bregdetit është e pashfrytëzuar për investime dhe kjo masë do të hapë rrugën investimeve të reja. Ulja e TVSH-së, tha ai, e kthen Shqipërinë në një vend konkurues në rajon, në kushtet kur disa vende për shkak të mos përmbushjes së detyrimeve nga marrëveshjet me FMN-në, e kanë rritur TVSH-në , si dhe bën që Shqipëria të pëfshihet në paketat turistike rajonale.

Tatimi mbi vlerën e shtuar për akomodimin turistik në Shqipëri do të jetë 6 përqind, nga 20 që është aktualisht. Qeveria ka vendosur në mbledhjen e fundit reduktimin e kësaj takse për hotelet me qëllim nxitjen sa më shumë të këtij sektori, i cili vitet e fundit është kthyer një nga mbështetësit kryesor të ekonomisë dhe nxitës i punësimit.

Në 2016 të ardhurat nga turizmi në vendin tonë arritën një rekord prej 1.5 miliardë eurosh sipas Bankës së Shqipërisë. Sipas Institutit të statistikave gjatë 2016, vendin tonë e vizituan 4.7 milionë udhëtarë, me një rritje prej 15% në krahasim me vitin e mëparshëm.

ma.me

Next Post
Përkujtohet 1–vjetori i rënies së dëshmorëve kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha

Përkujtohet 1–vjetori i rënies së dëshmorëve kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

“Kam që në shkurt që kërkoj ministrin e Bujqësisë”, Braçe: M’u deshën 6 javë të mesoja se sot ndodhet në Kosovë

April 2, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

Brussels Morning: Përdorimi i tepruar i paraburgimit në diskutimet mes BE dhe Shqipërisë

April 2, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

Tentoi të vriste me armë zjarri një 21-vjeçar, arrestohet autori dhe përkrahësi i tij

April 2, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani”, Malltezi: Është hequr CD-ja me fjalët e Ramës e Ballës. Kjo tregon frikë!

April 2, 2026
“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

April 2, 2026
VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

April 2, 2026
Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In