Ulja e temperaturave ka risjellë reshjet e dëborës në Korçë. Në qarkun e Korçës gjatë natës ka patur reshje dëbore me intesitet deri mesatar.
Reshjet e dëborës kanë krijuar disa problematika në rrugën e Dardhës, ku në disa segmente të saj trashësia e dëborës ka shkuar nga 5 cm deri në 10 cm.
Ndërsa në segmetin rrugor Qafa e Qarrit, aksi Korçë-Ersekë, reshjet e dëborës kanë arritur në trashësinë 3cm deri 7cm.
Gjithsesi akset rrugore nacionale dhe turistike janë të hapura për qarkullim pasi është punuar me mjet borëpastrues dhe zonat problematike janë kriposur.
/a.r