• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ulja e borxhit publik pas 5 vitesh rritje, MF: Dy rreziqet që shmangëm

by Java News
08/02/2017 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Borxhi publik shënoi vitin e kaluar uljen e parë, pas 5 vitesh rritjeje të njëpasnjëshme. Të dhënat zyrtare tregojnë se detyrimet e qeverisë ranë në 71 për qind e prodhimit kombëtar, nga 72.7 për qind që ishin në vitin 2015.

“Borxhi publik më në fund është duke hyrë në trajektoren e tij rënëse, duke filluar që nga viti i kaluar, për të shkuar drejt një niveli që është më i përshtatshëm për vende si Shqipëria, nën 60%, e në një kohë më të gjatë pranë 50 përqindëshit të PBB-së ose nën tij”, tha Erjon Luçi.

Sipas Ministrisë së Financave, ulja e borxhit është e domosdoshme për të shmangur rreziqet e mëdha që ai sjell për ekonominë.

“Rreziku i parë është që të falimentosh në aspektin e pagesave, skenar që e kemi parë edhe në të kaluarën kur u grumbulluan një pjesë jo e vogël detyrimesh të prapambetura, gjë që të detyron të mos marrësh nga tregu huamarrje të mjaftueshme për të përballuar faturat”, tha më tej Luçi.

Arsyeja e dytë, se përse borxhi i lartë dëmton ekonominë, janë interesat që qeveria paguan për të, të cilat në kulmin e krizës gati barazuan shumën e investimeve publike.

“Ne kemi pasur historikisht një nivel interesash mbi 4 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Ndërkohë që një nivel i mirë do të ishte diçka rreth 1 për qind e PBB-së. Kjo do të çlironte 3 deri në 4 për qind të prodhimit kombëtar për shpenzime të tjera publike”, theksoi Erjon Luçi.

Me propozim të Ministrisë së Financave, Parlamenti miratoi një ligj që e detyron qeverinë ta ulë borxhin publik nga viti në vit, derisa ai të arrijë në 45 për qind e prodhimit kombëtar.tch/a.k

Next Post
Çfarë po ndodh në Tiranë? Kazanëve të rinj u vënë flakën (GALERI)

Çfarë po ndodh në Tiranë? Kazanëve të rinj u vënë flakën (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In