Nga Irena Beqiraj
Sot ka vetëm një moto e cila po drejton vendimarrjet e gjithë qeverive në botë, “Motorët e ekonomisë duhet të rrinë të ndezur” Go big, act fast, keep the light on” ofroni mbështetje të mjaftueshme për biznesin dhe veproni shpejt, këto janë recetat bazë për të mbajtur gjallë ekonominë.
Ndërkohë që, lufta me virusin do të jetë e përkohshme, humbjet ekonomike mund të jenë afatgjata . Jo pa qëllim shqetësimi kryesor i shumë qeverive është ruajta e pozicionit konkurrues në tregjet dhe ekonominë globale. Me çdo kosto, ato po tentojnë të mbajnë në punë infrastrukturën ekonomike private, me qëllim që rimëkëmbja të jetë e shpejtë dhe jo e tejzgjatur.
Ulni shpatat! Lufta me recesionin kërkon kthjelltësi, edhe sa më pak emocione populiste.
Gabimi i parë është mendimi që, interesi i biznesit është eskluzivisht vetëm i lidhur me interesat e pronarit / ortakëve . Biznesi është një infrastrukturë ekonomike me të cilin lidhin interesat edhe prosperiteti ekonomik i shumë palëve. Këtu futen punonjësit, rrjeti tregëtar ( furnitorët edhe klientët ) ,bankat edhe shteti.
Sot me sektorin privat, kanë lidhur ardhmërinë e tyre ekonomike 516 mijë shqiptarë ose gati 50 % e te punësuarve në Shqipëri. Bankat e nivelit të dytë kanë dhënë 43% të kursimeve tona ose ndryshe 3.6 miliard euro kredi për biznesin dhe qeveria mbledh me shumë se 90% të të ardhurave buxhetore në mënyrë direkte apo indirekte nga sektori privat. Si mund të na shkojë nëpër mend ta lemë të falimentojë “kulakun”, i cili kontibuon me 80% në Prodhimin e Brendëshëm Bruto dhe investimet e tij kapitale janë sa 22% PBB-së, ndërkohë që investimet kapitale të qeverisë ,të zgjedhur me shumicë nga populli janë vetëm 4.9% të PBB ?!.
Ka ekonomistë të cilët mendojnë që qeveria e bëri detyrën duke ofruar garancinë për kreditë. Likujditeti është oksigjen për biznesin, por mushkritë e biznesit janë fitimet ose ndryshe rentabiliteti.
Që të ketë “efekte shëruese “ likujditeti, duhet që mushkritë të funksionojë. Pra biznesi duhet të jetë fitimprusës sot edhe në të ardhmen e afërt , gjë që do të thotë se të ardhurat duhet të jenë më të mëdha se kostot. Nga një pyetësor i bërë nga Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë, rezultoi se vetëm 3% e bizneseve nuk prisnin rënie të shitjeve, 21% e tyre presin një ulje me 50% , ndërsa 55% presin një të ulje të shitjeve me më shumë së 50%.
Duke pasur parasysh faktin që pjesa dërmuese e kostove janë gjysëm fikse dhe fikse , pra është e pamundur ti ulësh në të njëjtën masë dhe në të njëjtën kohë me rënien e shitjeve , ruajta e retanbilitetit /përfitueshmërisë kthehet në çështjen numër 1 të mbijetesës së biznesit.
GRafiku 2
Sipas përcaktimeve VKM-së së fondit të garancisë së dhënë nga qeveria, bizneset mund të marrin kredi të garantuar nga shteti në bankat e nivelit të dytë, për të paguar pagat, maksimumi për 3 muaj, më afat 6 mujor me një normë interesi 2.85 për qind. Kjo masë, do të ndihmonte vetëm bizneset, të cilat janë duke punuar kapacitet dhe po përjetojnë një mungesë të përkohëshme likujditeti, e cila në këto kohë të vështira, mund të vij si rezultat i ndryshimeve të afateve të pagesave , qoftë nga funitorët, qoftë nga klientët. Vonesat mund të lidhen edhe me vështirësitë e mëdha që po hasen në transportin kryesisht ndërkombëtar.
Cili financier do t’i rekomandonte një hoteli turistik, një restoranti, një agjencie turistike, një rrobaqepsie, një kompanie përpunimi, e cila pret rënie drastike të të ardhurave dhe është në pamundësi reale për të ulur kostot fikse e gjysëm fikse, të marrë kredi ,për për të paguar punëtorët që efektivisht nuk kanë punë?
Cili mjek ,do të shpresonte që po ta vendoste në oksigjen një pacient , ku dy mushkritë e të cilit ka dalë jashtë funksionit, ai do përmirësohej?
Biznesit i duhet likujditeti por pasi të këtë siguruar parakushtin e rentabilitetit. Pjesa më e madhe e bizneseve tona , të cilat janë operojnë në tregëti, në turizëm, trasport dhe prodhim janë në vështirësi për të siguruar rentabilitetin. Pra rezikojnë falimentimin , çka më shumë jo për faj të tyre.
“Jo për faj të tyre” është një fjali kyçe, nëse do t’i referohemi mënyrës sesi është e ndërtuar ADN-ja e një biznesi. Arkitektura e një biznesi, është e ndërtuar në mënyrë të tillë që të përballojë humbjet që vijnë nga veprimet dhe mosveprimet e tij, ose ndryshe nga risqet operacionale dhe financare të tij. Të gjitha risqet e tjera të jashtme, të cilat mund të vijnë si rezultat i fatkeqësive natyrore, ( tërmet, zjarr përmbytje etj) biznesi duhet dhe i mbulon me anë të sigurimit.
Zvogëlimi i kapaciteteve, të prodhimit dhe të shërbimit, si rrjedhojë e karantiminit, nuk kanë lidhje me aftësitë dhe vendimarrjet e biznesit apo me arkitekturën e tij të menaxhimit të risqeve. Ulja e kapacitetit , kësaj here vjen si rezultat i një politike shtetërore të ruajtes së shëndetit publik, për të cilën nuk ekziston mundësia e sigurimit. Në këto kushte, shteti është i vetmi edhe i fundit sigurues dhe mbulues i këtyre risqeve.
Shpesh ngatërohet morali, thellësia dhe natyra e ndërhyrjes që u ofrua gjatë krizës financiare të 2008, për të shpëtuar sektorin financiar nga falimenti, me moralin natyrën dhe thellësinë e ndërhyrjes që kërkohet në këtë rast.
Kriza e 2008 –ës erdhi si rezultat i gabimeve të bëra nga vetë bizneset në sektorin financiar, nga ekspozimi I këtij sektori më tepër seç duhej karshi risqeve , si dhe nga paftësia e autoritetve për ta mbikëqyrur atë. Kjo ndërhyrje krijoi një “rrezik moral “ pasi kostot e gabimeve të bëra nga bizneset që vepronin brenda një sektori kaluan padrejtësisht tek taksapaguesit.
Edhe pse thellësia dhe masa e ndërhyrjes në krizën e 2008 ishte e qënësishme, ajo mbeti brenda sektorit financiar dhe nuk arriti të trasmentohet në ekonominë reale në tërësi.
Sot është krejt ndryshe. Sot duhet të ndihmojmë ekonominë reale në tërësi e cila gjendet në prag të kolapsit jo për faj të saj.
Lufta me Covid -19 nuk mund të fitohet , nëse shpëtojmë vetëm jetë. Kjo luftë do të quhet e fituar , nëse arrijmë të sigurojmë jetesën sot dhe nesër, në një mjedis ekonomik global, i cili pas kësaj pandemie nuk do të jetë më i njëjti. Edhe pse heziton të jetë roaktive, për shkak të kufizimeve buxhetore( të cilat mund të tejkalohen) është detyrë e qeverisë të ofrojë një paketë mbrojtëse për biznesin e cila duhet të targetojë uljen e kostove, me qëllim sigurimin e mbijetesës. Sot mund të ndihmojmë biznesin me anë të:
1) Rishikimit të pagesave paraprake të tatimit fitimit për vitin 2020 , duke marrë parasysh ndikimin e pritshëm në qarkullimin vjetor të biznesit për 2020 (duke mos përdorur si bazë përcaktuese , fitimet e vitit 2019 ) .
2) Shtyrjen e pagesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore të punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit, si dhe taksat që lidhen me pagën. Sektorët më të goditur që kanë qenë të mbyllur edhe që do të kenë pasoja të konsiderueshme në të ardhmen e afërt (si turizmi dhe prodhimi) mund të përjashtohen për një kohë të caktuar nga taksat që lidhen me pagën dhe kontributet e sigurimeve shoqërore që paguhen nga punëdhënësi ose i vetëpunësuari, për të ulur kështu kostot e punës.
3) Të lehtësohet biznesi nga pagesat e TVSH-së, në dogana për artikujt e importuar kryesisht (lëndë të parë dhe makineri dhe paisje), duke e paguar TVSh-në e plotë në shitje të produktit, duke shmangur abuzimin përmes administrimit të kujdesshëm.
4) Përjashtim i përkohshëm i biznesit nga taksa fikse, të cilat nuk kanë lidhje direkte me ciklin ekonomik siç janë taksa e pronës apo disa taksa vendore.
5) Sot biznesi mund t’i mbart humbjet në 3 vjet . Zgjatja e e afatit të njohjes së humbjeve të mbartura të biznesin, do të ulte pagesën e tatim ftimit në të ardhmen. Një opsion më agresiv mund të jetë, shtirja e kësaj mase me prapaveprim duke e zgjatur afatin edhe duke përfshirë humbjet e pa njohura dhe të realizuara në të shkuarën.
Kjo do të çonte në rishikim të tatim fitimit të paguar në periudhat e mëparshme duke i dhënë mundësi biznesit të krijojë një tepricë të paguar në shtet , për të zbutur tatimet që do të duhet të paguajë në kohë recensioni.
6) Për të gjitha bizneset të cilat kanë qenë të rregullt në mbajtjen e tatimin në burim të qirasë, mund të ofrohet një kompensim për pagesën e qirasë.
7) Aty ku është e mundur ( sidomos për turizmin dhe prodhimin ), me bankat e nivelit të dytë të shikohet mundësia e ristrukturimit të kredive ekzistuese të biznesit , duke ofruar për një afat të paktën 1 vjecar , shtyrjen e pagesës së interesave.
Nuk kemi shumë zgjidhje përpara . Ajo është vetëm një, paketë mbrojtje për biznesin. Nëse opinioni public do të vazhdojë t’i qaset biznesit me mentalitetin “e luftës së klasave”, populistët e politikës do të gjejnë më shumë terren për të ushqyer, agresivitetin popullor karshi zhvillimit duke përshtatur psikologjinë shoqërore me aftësitë e tyre të cekta në politikëbërje.