• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Uliks Gjonaj, shqiptari që trajnon policët e huaj në artin marcial të “Krav Maga”

by Java News
25/04/2016 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instruktori i policisë amerikane dhe policive të shumë vendeve të botës, në mesin e të cilave edhe asaj shqiptare, shqiptari Uliks Gjonaj, dëshiron të trajnojë policinë e Kosovës. Uliks Gjonaj është emër i njohur për policinë zvicerane.

Ai u mëson instruktorëve zviceranë metodat më të reja të arteve marciale. Gjonaj është instruktor ndërkombëtar i licencuar për stërvitjen e instruktorëve policorë me metodat më të reja të arteve marciale «Commando Krav Maga».

u_1461566056-467411

Në Las Vegas ai ka specializuar për lufën kundër terorrizmit. «Atje kam mësuar metodat e ndërhyjres së shpejtë në një qendër që kërcënohet nga terorrizmi», tregon Gjonaj. 37 vjeçari është anëtar i policisë ndërkombëtare dhe mban me vete kartelën e policisë, të lëshuar nga shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo ndryshe njihet si International Police Assocation (IPA).

Gjonaj është përfaqësues kryesor i Police Commbat Lockup për Evropë dhe instruktor i nivelit të shtatë për Commando Krav Maga. Këto janë dy sistemet me të reja dhe më të avancuara që kanë bazën në Amerikë dhe në Izrael. Uliksi është po ashtu instruktor i armëve të zjarrit, i çertifikuar dhe licencuar në US-National Gard në Minnesota të Amerikës.

uu_1461565898-3887007

Metodat e tij të punës i përdorin shtetet që kanë policitë më të avancuar në botë. Në Amerikë ai tashmë ka stërvitur me qindra instruktorë të policisë amerikane. Instruktori Gjonaj, ka trajnuar po ashtu policinë zvicerane, austriake, shqiptare dhe ukrainase.

Njësitet speciale të Policisë Shqiptare, me përgatitje të përsosur

„Commando Difense Academy, është akademia më e re për trajnim të policisë, gardave të sigurimit, detektivëve privatë dhe është një program special për civilë“, tregon instruktori Gjonaj. Me këtë sistem stërviten sherifët, Swati, marinsat dhe ky është sistemi më i modernizuar për arrestime dhe kontrollim, pastaj për përdorim të shkopit të gomës, prangave dhe sprejit lotsjellës që njihet si metodë për neutralizimin e palëve.

Trajnimet e Gjonajt i kanë marrë edhe njësitë speciale të policisë shqipare. «Me njësinë speciale `Renea` kam një përvojë shumë të mirë pune», vlerëson Gjonaj. Ata i kanë trajnimet në vazhdimësi me policitë e shteteve me nivel të lartë të përgatitjes, si amerikanët, gjermanët dhe italianët. Po ashtu Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) ka njohuri shumë të mira policore sepse tani kanë inkuadruar djem prej forcave ushtarake të Shqipërisë, tregon instruktori Gjonaj.

„Kur unë i krahasoj përvojat e punës sime me policinë shqiptare edhe policitë austriake, zvicerane dhe po ashtu pak a shumë edhe me kroatët, mund të konstatoj se brenda mundësive që ka, policia shqiptare është e përgatitur në mënyrë perfekte“, flet në me admirim instruktori Gjonaj për policinë shqiptare që po transformohet në një forcë të respektuar.

Stërvitja e Policisë së Kosovës i mbetet peng…

Gjonaj ka një përvojë të mirë pune me disa nga policitë e shteteve të Evropës, mirëpo jo edhe me policinë prej nga e ka prejardhjen. «Policia e Kosovës nuk ka treguar interesim per trajnimet që unë ofroj», shprehet ai me habi për policinë e Kosovës, e cila nuk i ka bërë ftesë asnjëherë, ndonëse thotë se i ka kontaktuar, përgjigje nuk ka marrë prej tyre. „As nuk më ka thirrë drejtoria e përgjithshme, as nuk me ka thirrë policia për ndonjë trajnim“, shprehet gjakovari i lindur në fshatin Plançor. Megjithkëtë, thotë ai, në trajnimet që i ka bërë në Kosovë në kuadër të ushtrisë amerikane i ftuar nga U.S. Army Aiborne në kampin e KFOR-it, në Prishtinë kanë pasur rastin të trajnohen edhe disa oficerë kosovarë. „Aty kam trajnuar pesë kontigjente; Kforin amerikan, gjermanët, austriakët, hungarezët dhe bullgarët“.

Prej vitit 2009 Uliks Gjonaj jeton me gruan Linditën dhe dy djemtë në Zvicër. Ai ofron trajnime edhe për civilë në shkollat Commando Defense Academy Swiss në St. Gallen, Wil, Winterthur dhe Aarau. «Në këto shkolla vijnë kryesisht civilë që janë të interesuar të njihen me format e këtij sistemi. Ndërkaq trajnimet me instruktorë policorë mbahen në objekte trajnimi të policive. Por më shumë se të gjitha këto do të dëshiroja shumë të stërvisja instruktorët e policisë së Kosovës», shpreh dëshirën e tij Gjonaj në fund të bisedës për albinfo.ch.

Policia e Kosovës, pa interesim për shërbimet e Uliksit

«Policia e Kosovës nuk ka treguar interesim per trajnimet që unë ofroj», shprehet ai me habi për policinë e Kosovës, e cila nuk i ka bërë ftesë asnjëherë, ndonëse thotë se i ka kontaktuar, përgjigje nuk ka marrë prej tyre. „As nuk më ka thirrë drejtoria e përgjithshme, as nuk me ka thirrë policia për ndonjë trajnim“, shprehet gjakovari i lindur në fshatin Plançor. Megjithkëtë, thotë ai, në trajnimet që i ka bërë në Kosovë në kuadër të ushtrisë amerikane i ftuar nga U.S. Army Aiborne në kampin e KFOR-it, në Prishtinë kanë pasur rastin të ushtrojë edhe eprorë shqiptarë të Kosovës. Express

Next Post

Këngëtari turk: Do të votoj për Eneda Tarifën në Eurovizion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In