Maqedonia e Veriut prej disa ditësh po shënon një rënie të rasteve të reja me COVID-19. Sot për herë të parë pas shumë ditësh, numri ka rënë nën 100, por ende regjistrohen viktima.
Në 24 orët e fundit u regjistruan 90 raste të reja, ndërsa janë shënuar 9 viktima.
Tashmë Maqedonia e Veriut ka 5 mijë e 196 të infektuar si dhe 247 viktima, ndërkohë 1974 e kanë fituar tashmë betejën me koronavirusin.
/e.rr