• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ulet me dy vjet mosha mesatare e jetëve të humbura nga COVID në krahasim me fillimin e pandemisë, ç’po vihet re tek femrat

by Java News
01/07/2020 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas daljes nga izolimi mosha mesatare e jetëve te humbura nga Koronavirusi është ulur në krahasim me rastet gjatë karantinës me gati dy vjet. Virusi i cili me hapjen ka një shtrirje më të gjere në popullatë, po dëmton moshat e reja, të cilat krahas shtrimeve në spital po humbasin edhe jetën.

“Monitor” ka mbledhur dhe përpunuar të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë për të gjitha rastet e jetëve të humbura deri në 30 qershor (63 në total), përfshirë moshën, gjininë dhe sëmundjet shoqëruese të gjithsecilit. Ky është përpunimi i tretë i të dhënave (i pari është bërë më 12 prill, kur kishte 23 jetë të humbura).

Mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën është 69.1 vjeç, me një ulje prej 2.1 vitesh në raport me përpunimin e 12 prillit, kur mosha mesatare e 23 jetëve të humbura ishte 71.2 vjeç. Ndonëse janë shumë më pak raste, mosha mesatare është më e ulët në krahasim me Italinë, që është rreth 80 vjeç, apo Greqinë, rreth 74 vjeç.

Mosha mesatare e meshkujve, që kanë humbur jetën nga Covid-19 ishte 68 vjeç, e pandryshuar në raport me përpunimin e 12 prillit. Ndërsa mosha mesatare e femrave zbriti në 71.4 vjeç, nga 77 vjeç në prill, teksa gjithnjë e më shumë femra më të reja po mposhten nga Covid-19.

Gjysma e atyre që humbën jetën kishin sëmundje shoqëruese kryesisht diabet dhe hipertension, ndërsa 3% nuk kishin asnjë sëmundje shoqëruese.

32% e atyre që kanë humbur jetën në Shqipëri nga COVID-19 janë femra. Sipas një kërkimi të fundit të Global Health 50/50, pothuajse çdo vend po raporton vdekje shumë më të larta të meshkujve në raport me femrat, nga Covid-19. Kërkimet sugjerojnë se qelizat mastike, të cilat kontribuojnë në sistemin imunitar janë në gjendje të iniciojnë një reagim shumë më aktiv imun, i cili mund të ndihmojë që të luftojnë sëmundjet infektive më mirë sesa te meshkujt.

Për 1 milion banorë, Shqipëria kishte 22 vdekje, duke u renditur e 86-a nga 215 shtete sipas Worldometers. Serbia e kishte këtë tregues 32, Mali i Zi 18, Kosova 26.5 (sipas burimeve të saj), ndërsa nivelin më të lartë e ka Maqedonia e Veriut, me 145 vdekje për 1 milionë banorë, duke u renditur ne vendin e 26 në botë.

Në botë, niveli më i lartë i vdekjeve është në Belgjike (841 për 1 mln banorë), Mbretërinë e Bashkuar (642), Spanjë (606), Itali (575), Suedi (526), Francë (457), SHBA (389), Holandë (357).

Shtimi i vdekjeve pas hapjes dhe krahasimi me Italinë sipas grupmoshave

Me hapjen e të gjitha shërbimeve spitalore, vala e pandemisë përfshiu Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ku mjekë dhe pacientë u infektuan njëherazi. Disa nga ata që kanë humbur jetën nga Covid-19 ishin të shtruar në spital për kurimin e sëmundjeve të tjera dhe ishin përgjithësisht të rinj si rasti i një gruaje 34 vjeçe nga Librazhdi. Megjithëse vdekshmëria ka zbritur në mosha më të reja, mjekët pohojnë se, pasojat do të jenë më të lehta se sa në fillimet e saj, për shkak të ngrohjes së motit.

Ditët e qëndrimit në spital për të sëmuret më rëndë janë më të pakta dhe një pjesë e madhe e të sëmurëve me simptoma trajtohen në shtëpi. Doktor Luan Dyrmishi, thotë se, vdekshmëria nga Covid-19 në Shqipëri duhet të krahasohet me rajonin, për shkak se kemi të njëjtat kushte zhvillimi, një popullsi me jetëgjatësi gati të ngjashme. “Në raport me rajonin nuk shoh ndryshim në moshën e vdekjeve” thotë Dyrmishi. Krahasimi më Italinë për vdekjet nga Covid-19 nuk vlen për shumë arsye që lidhen me barrën më të ulët të sëmundjeve dhe jetëgjatësinë më të lartë në Itali etj, pohon mjeku.

Të ndarë sipas grupmoshave, 1.6% ishin të moshave deri në 40 vjeç; 4.8% ishin të moshës 40-49 vjeç 9.5% të grupmoshës 50-59 vjeç; 33% ishin të moshës 60-70 vjeç dhe 33% të moshës 70-80 vjeç dhe 17.5% ishin mbi 80 vjeç. Në total, grupmosha më e prekur ishte ajo e 60-80 vjeç, me rreth 70% të totalit të jetëve të humbura. Por, në krahasim me 12 prillin, ka një rritje te peshës së humbjeve të jetës te grupmoshat më të reja se 60 vjeç.

Në krahasim me Italinë (shteti i vetëm për të cilin janë raportuar të dhënat sipas grupmoshave), grupmosha që ka nivelin më të lartë të vdekjeve është shumë më e re tek ne. Në Itali, sipas të dhënave zyrtare, 59% e të vdekurve, janë të moshës mbi 80 vjeç, përkundrejt 17.7% në Shqipëri. Gati 18% e personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Itali janë mbi 90 vjeç, sipas të dhënave të raportuara nga “Il Sole 24ore”. Vdekjet në grupmoshën 60-80 vjeç përbënin 37% të rasteve totale në Itali, përkundrejt gati 70% të Shqipërisë./ Monitor

TABELA1TABELA-2TABELA3TABELA-4

g.kosovari

Next Post
Para Vetting-ut ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë/ KPK: Shpresa Becaj s’ka deklaruar pasurinë dhe pastërtinë e figurës

Para Vetting-ut ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë/ KPK: Shpresa Becaj s’ka deklaruar pasurinë dhe pastërtinë e figurës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In