Spanja ka shënuar 683 viktima gjatë orëve të fundit për shkak të koronavirusit. Shifrat duket se janë në rënie pasi një ditë më parë u raportuan 757 vdekje, ndërkohë që kulmi ishte me 2 prill kur humbën jetën 950 persona për shkak të sëmundjes.
Gjatë orëve të fundit janë regjistruar edhe 5,756 raste të reja me Covid-19. Numri total i viktimave ka arritur në 15,238, ndërsa i të infektuarve është 152,446.
Deri tani 1.433 persona në kujdesin intensiv dhe 12,853 pacientë mbeten të shtruar në spital. Spanja mbetet vendi i dytë në Europë me numrin më të lartë të viktimave dhe të të infektuarve, ndërkohë që Italia është shteti më i goditur nga pandemia.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez në Parlamentin e vendit kete paradite, duke iu referuar shifrave te fundit per situaten e koronavirusit deklarois e zjarri po fillon të vihet nën kontroll. Ai raportoi se të dhënat e fundit nga situata e koronavirusit në vend janë “inkurajuese”.

Një në dhjetë persona të diagnostikuar me koronavirus në Spanjë ka vdekur nga sëmundja, sipas të dhënave të reja të publikuara të enjten nga ministia spanjolle e Shëndetësisë.
g.kosovari











