• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ulem në kafe dhe i pyes djemtë nëse…”, rrëfehet i riu që ushtron prostitucionin në kryeqytet

by A R
24/04/2022 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeta e ka përplasur mes shumë vuajtjesh dhe problemesh, sa që është detyruar edhe të mbijetojë.

Një i ri i moshës 33 vjeç, është identifikuar nga policia e Tiranës si  një burrë që ushtron prostitucionin.

Por jo vetëm kaq, ai është kthyer në një shqetësim për fqinjët me sjelljet e tij të pahijshme dhe të pazakonta. Burimet e policisë vendore në kryeqytet, thanë, se i riu me inicialet E.E., u denoncua nga komshinjtë.

Ai njihet si banor i akomoduar nga programet e strehimit në Qendrën Kombëtare  të Emergjencave, Tufinë.

Ky shtetas, referojnë institucionet jo zyrtarisht, u strehua në vitin 2016, pasi u konstatua në situatë rruge.

Azili në Gjermani dhe shqetësimi i fqinjëve

Ajo që përshkruajnë në kartelën e prostituimit shërbimet e bashkisë në kryeqytet, është si vijon.

“Gjatë qëndrimit në qendër, ai ka marrë të gjitha shërbimet e nevojshme psiko-sociale dhe mbështetje të herë pas hershme me ndihma për plotësimin e nevojave nga OJF dhe nga njësia administrative numër 5”.

“Disa herë, ky shtetas ka refuzuar punën e ofruar nga kompani të ndryshme”, – shpjegojnë specialistët, që kujtojnë se nga psikologët janë ofruar seanca ndërgjegjësuese për sjellje të hijshme.

Policia, thotë se i dyshuari që ushtron prostitucion, tentoi të krijojë një jetë të re, duke u larguar për tre muaj nga Shqipëria dhe duke kërkuar azil në Gjermani.

“Pas kësaj, ai u kthye dhe kërkoi banesën pranë qendrës, ku dhe iu referua një incident me punonjësit që e kallëzuan pranë policisë së Tiranës për kërcënim dhe dëmtim të pronës. Megjithatë përballë këmbënguljes së tij se do të ndryshonte, shërbimi social e ka akomoduar sërish në qendër”.

Policia thotë se u vu në dijeni për ushtrim prostitucioni nga i riu, i cili fuste burra në dhomën e tij, ku paguhej prej tyre.

“Ne jetojmë ngjitur me dhomën e E.E., dhe ai na shqetëson gjatë natës, pasi dëgjojmë së bashku me fëmijët pasthirrma me natyrë denigruese dhe turpëruese. Ne i kemi kërkuar llogari fqinjit dhe ai na u justifikua se kryen marrëdhënie për para dhe se kjo është një punë për të”, – deklarojnë në polici qytetarët.

Policia nga ana e saj, tregon se morën takim me qytetarin dhe në prani të një inspektori policie, i dyshuari e ka pranuar se punonte si prostitutë.

E vënë në dijeni nga inspektori që njoftoi eprorët, policia thotë se e thirri zyrtarisht 33-vjeçarin nga Tirana për t’i marrë një deklaratë.

Aty ai i pranon të gjitha, duke e bindur policinë se në të vërtetë duhet vënë para përgjegjësisë për ushtrim prostitucioni.

Ai e nis dëshminë e tij, duke kujtuar se u rrit në shtëpinë e fëmijës dhe duke qenë i lindur në një familje në vështirësi ekonomike, i takonte shumë rrallë motrat dhe vëllezërit.

Por për shkak se ata e kanë kuptuar që ishte pjesë e  komunitetit LGTB, “dhe për shkak se një familje nga veriu nuk i pranon këto gjëra, ata më mohuan dhe nuk ma hapën derën. Këtu nisën vështirësitë e mia”, – shprehet në polici E.E., që është nga një qytet verior dhe që për të ruajtur anonimitetin e tij,nuk e tregon vendlindjen.

“Nuk flas fare, as me motrën, as me vëllezërit prej kohës që kur ata e kuptuan çfarë isha. Prindërit më çuan në shtëpinë e fëmijës, pasi nuk na rrisnin dot dhe ishin të varfër”, – thotë i riu.

Sipas tij, pas jetesës në shtëpinë e fëmijës, ai u dërgua nga shteti në një konvikt, ku dhe ka qëndruar për rreth 7 vite.

“Për shkak se më paragjykonin dhe ndihesha i pamundur për ta marrë veten ekonomikisht, u largova në Gjermani. Por aty jeta nuk më eci mirë, ndaj dhe u ktheva në Tiranë”, – deklaron i riu.

Kur ai u kthye në Shqipëri, kujton se kërkoi strehë sërish pranë zyrave të bashkisë Tiranë.

Derisa iu mundësua një çati mbi kokë thotë se policia, e strehoi në një hotel ku dhe qëndroi për tre muaj.

“Gjatë kësaj kohe, krijova lidhje me një burrë nga Kosova, – thotë i riu. – Kur ngelesha keq për para, i kërkoja të dashurit. Ishte një lidhje e fortë për mua. Por kur i dashuri s’më jepte para, atëherë dilja dhe gjuaja meshkuj  dhe në hotel gjatë kësaj kohe, nisa punën duke çuar meshkuj në hotel. Të gjithë këta burra më paguanin. E bëj këtë gjë, se nuk më merr askush në punë”.

Policia e pyet, sipas burimeve, se si i siguron klientët dhe ai shpjegon.

“Dal në rrugë i veshur normal dhe duke ecur apo duke qëndruar në kafe, pyes si rastësisht djemtë dhe burrat: “A je për seks’? Nëse personi hesht, kuptoj se i interesoj, nëse acarohet, largohem me shpejtësi. Nëse pranon largohem përpara tij dhe e çoj në hotel R. Hotelin e paguan klienti, kurse unë marr 40 deri në 50 euro”, – i thotë policisë ai.

I riu shton se “të tjerët që i dalloj që nuk janë mirë nga paratë, pra nuk u del të paguajnë edhe mua edhe hotelin, i çoj në qendër”.

Ai vijon se, “ka pasur një rast, ku një burrë qe i dhunshëm me mua kur kreu marrëdhënie dhe më rrahu. Aty e morën vesh dhe të tjerët dhe punonjësi social më vuri kushte”.

Duke u përpjekur që të ndryshonte, i riu justifikohet para policisë se kishte kërkuar disa herë punë, por në krye të javës, atë e largonin pa arsye. Kjo e çoi atë në rrugën e ushtrimit të prostitucionit.

“Pronari i fabrikës më hoqi nga puna, pasi më ngacmoi dhe nuk donte që ta mësonin të tjerët prirjen e tij, kështu që edhe ai u soll keq”, – thotë ai në polici.

Sipas burimeve, policia shpjegon se nuk e arrestoi të riun për veprën e ushtrimit të prostitucionit.

Arsyeja është se nuk ka vend ku ta dërgojë në paraburgim, ndërkohë që pritet që të referohet në prokurori për akuzën e  prostitucionit, sipas nenit 113 të Kodit Penal./SI/

Next Post
FOTO / Me bikini pranë vullkanit, Rita Ora nuk i ndal pushimet nëpër plazhe

FOTO / Me bikini pranë vullkanit, Rita Ora nuk i ndal pushimet nëpër plazhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

March 2, 2026
Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në botë goditet nga një dron iranian, Arabia Saudite ndalon disa operacione në Ras Tanura

Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në botë goditet nga një dron iranian, Arabia Saudite ndalon disa operacione në Ras Tanura

March 2, 2026
Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

March 2, 2026
Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

March 2, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kuvendi i Lezhës, model i racionalitetit politik

March 2, 2026
Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

March 2, 2026
Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Durrës, disa të arrestuar, mes tyre dy vajza!

Ushtronin prostitucionin në një apartament me qira, arrestohen dy vietnameze në Tiranë

March 2, 2026
Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

March 2, 2026
Zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës, Albin Kurti takohet sot me kreun e LDK-së

Zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës, Albin Kurti takohet sot me kreun e LDK-së

March 2, 2026
Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave për t’u takuar me Presidentin, pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri

Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave për t’u takuar me Presidentin, pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In