• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ukrainë/ Humbet jetën shtetasi i parë amerikan. Ish-marinsi luftoi si vullnetar

by Java News
29/04/2022 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ish-marins amerikan është vrarë duke luftuar përkrah forcave ukrainase në luftën me Rusinë, thanë të afërmit e tij për mediat amerikane. Është vdekja e parë e njohur deri tani e një shtetasi amerikan që luftonte në Ukrainë.

Rebecca Cabrera i tha rrjetit CNN se djali i saj, Willy Joseph Cancel, 22 vjeç, u vra të hënën ndërsa punonte për një kompani kontraktuese ushtarake që e dërgoi atë në Ukrainë.

Zonja Cabrera tha se djali i saj po punonte si oficer burgu në Tenesi dhe ishte regjistruar për të punuar me kompaninë private kontraktore ushtarake pak para se të fillonin luftimet në Ukrainë në fund të shkurtit. Ajo i tha rrjetit CNN se ai pranoi të shkonte në Ukrainë.

“Ai donte të shkonte sepse besonte në atë për të cilën po luftonte Ukraina dhe donte të ishte pjesë e saj për ta mbajtur të keqen e luftës atje, në mënyrë që të mos vinte këtu, dhe që ndoshta ushtarët tanë amerikanë të mos duhej të përfshiheshin në të”, tha ajo.

Zonja Cabrera tha se trupi i djalit të saj nuk është gjetur ende.

“Nuk e kanë gjetur trupin e tij,” tha ajo. “Ata që ishin me të po përpiqen, por ose do të tërhiqnin trupin e tij ose do të vriteshin. Ne do të donim që trupi i tij të kthehej tek ne”, tha zonja Cabrera.

Ajo tha se djali i saj fluturoi për në Poloni më 12 mars dhe hyri në Ukrainë menjëherë pas kësaj date. Ajo tha se ai po luftonte përkrah vullnetarëve nga një numër vendesh.

Shtetet e Bashkuara nuk i kanë konfirmuar njoftimet. Të premten, Departamenti i Shtetit tha se ishte në dijeni të njoftimeve dhe se po “monitoron nga afër situatën. Për shkak të kushteve të privatësisë, nuk kemi komente të mëtejshme. Ne përsërisim edhe një herë se qytetarët amerikanë nuk duhet të udhëtojnë në Ukrainë për shkak të konfliktit aktiv të armatosur dhe përjashtimit të qytetarëve amerikanë në Ukrainë nga zyrtarët e sigurisë së qeverisë ruse, dhe se qytetarët amerikanë në Ukrainë duhet të largohen menjëherë nëse është e sigurt për ta bërë këtë duke përdorur ndonjë opsion të transportit tokësor komercial ose privatisht.”

E veja e të ndjerit Cancel, Brittany Cancel, tha për rrjetin Fox News se ai la pas një djalë të vogël dhe se ajo e konsideron bashkëshortin e saj hero.

“Burri im vdiq në Ukrainë,” tha Brittany Cancel. “Ai shkoi atje duke dashur të ndihmonte njerëzit, pasi gjithmonë e kishte ndjerë se ky ishte misioni i tij kryesor në jetë”.

Ajo tha se bashkëshorti i saj doli vullnetar për të shkuar në Ukrainë, por gjithashtu kishte aspirata për t’u bërë oficer policie ose zjarrfikës.

“Ai kishte ëndrra dhe aspirata për të qenë një oficer policie ose për t’u bashkuar me forcat policore të Nju Jorkut,” i tha ajo rrjetit Fox. TEMA

Next Post
Aksidenti me autobuz/ Veliaj viziton të lënduarit në spitalin e Traumës: I ruajti Zoti

Aksidenti me autobuz/ Veliaj viziton të lënduarit në spitalin e Traumës: I ruajti Zoti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

February 13, 2026
Ursula von der Leyen nga Mynihu: Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe më e fortë në mbrojtje

Ursula von der Leyen nga Mynihu: Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe më e fortë në mbrojtje

February 13, 2026
Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

February 13, 2026
Kina dhe ShBA vazhdojnë shkëmbimin e informacionit kundër drogës dhe luftën kundër pastrimit të parave

Kina dhe ShBA vazhdojnë shkëmbimin e informacionit kundër drogës dhe luftën kundër pastrimit të parave

February 13, 2026
Strategji e re për integrimin evropian të Ballkanit, Merz paralajmëron ndryshime të mëdha nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, çfarë pritet të ndodhë pas prillit?

Strategji e re për integrimin evropian të Ballkanit, Merz paralajmëron ndryshime të mëdha nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, çfarë pritet të ndodhë pas prillit?

February 13, 2026
Akuzohet për vrasje/ Safet Bajri kërkon lirimin nga burgu, zbardhet kërkesa në Kushtetuese

Akuzohet për vrasje/ Safet Bajri kërkon lirimin nga burgu, zbardhet kërkesa në Kushtetuese

February 13, 2026
U ekstradua një ditë më parë nga Belgjika/ GJKKO i komunikon masën e arrestit Sergej Hasanpapajt, i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës

U ekstradua një ditë më parë nga Belgjika/ GJKKO i komunikon masën e arrestit Sergej Hasanpapajt, i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës

February 13, 2026
Protesta e dhunshme e Berishës në 10 shkurt, lihen në detyrim paraqitje 7 të miturit e arrestuar

Protesta e dhunshme e Berishës në 10 shkurt, lihen në detyrim paraqitje 7 të miturit e arrestuar

February 13, 2026
 A ka moshë dashuria?

 A ka moshë dashuria?

February 13, 2026
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In