Disa mijëra ukrainas janë bërë bashkë në Kiev këtë të shtunë për të treguar unitet mes frikës së një pushtimi rus.
Udhëheqësit ukrainas nga ana e tyre u kanë bërë thirrje njerëzve që të mos frikësohen, ndonëse parashikimet për një luftë të mundshme janë bërë tema kryesore e media botërore.
Tensioni është rritur, pasi Rusia ka vendosur më shumë se 100,000 trupa pranë Ukrainës dhe ka kryer stërvitje në shkallë të gjerë.
Shtetet e Bashkuara paralajmëruan të premten se një pushtim mund të fillojë në çdo moment, ndërsa Rusia hedh poshtë akuzat se po planifikon pushtimin.