• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ukraina u përgjigjet kritikave për përparim të dobët në betejë: Ejani provojeni vetë luftën ose qepeni gojën

by Java News
01/09/2023 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, iu kundërpërgjigj kritikave të zyrtarëve të Perëndimit për progresin e dobët të kundërofensivës së vendit të tij.

Në një takim të ministrave të Jashtëm në Spanjë, Kuleba tha se të flasësh për mungesë progresi në fushën e betejës “është si t’u pështysh në fytyrë ushtarëve ukrainas”, ndaj ata që e thonë këtë “duhet ta qepin”.

“Të kritikosh ritmin e ulët të kundërofensivës është njësoj si t’i pështysh në fytyrë ushtrarit ukrainas, i cili e sakrifikon jetën e tij përditë, ndërsa përparon dhe çliron tokën ukrinase kilometër pas kilometri.  

Ejani në Ukrainë dhe provojeni të çlironi qoftë edhe një centimetër të vetëm”, shtoi ai.

Deklarata e ashpër e Kulebës vjen pas komenteve të zyrtarëve dhe oficerëve perëndimorë në përgjithësi dhe atyre amerikanë në mënyrë të veçantë, të cilët kanë folur për progres të avashtë për shkak të shpërndarjes së gabuar të trupave ukrainase në frontet e luftës.

Ukraina njoftoi nisjen e kundërofensivës në qershor por nuk ia doli të depërtonte në zonat nën kontrollin rus dhe u detyrua të ndryshonte strategjinë duke kaluar në operacione më të ngadalta dhe më të kujdesshme.

Kievi njoftoi fazën tjetër të kundërsulmit në fund të korrikut, në përpjekje për të depërtuar në rajonin perëndimor të Zaporizhias, por deri tani ka bërë përparim minimal, sipas analistëve ushtarakë.

Mbështetësit më të zëshëm të Ukrainës argumentojnë se përparimi i ngadaltë lidhet me vonesat midis aleatëve në sigurimin e të gjitha pajisjeve ushtarake të domosdoshme për një ofensivë efektive, duke përfshirë tanke, raketa dhe avionë luftarakë.

Javën e kaluar, kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, pranoi se hezitimi i Perëndimit në furnizimin e të gjitha sistemeve të nevojshme të armëve në Ukrainë, i nxitur nga frika e përshkallëzimit, ka qenë i kushtueshëm dhe se një qasje tjetër mund të kishte ndryshuar rrjedhën e luftës.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrelius Landsbergis, është shprehur se fakti që Ukrainës nuk i është dhënë deri tani mbështetja që i duhet për t’u mbrojtur do të ketë kosto më të lartë për të gjithë.

Pak ditë më parë, Borrell u kërkoi vendeve anëtare të porosisin më shumë municion për Ukrainën, pasi shifrat treguan se blloku ishte shumë larg objektivit që i ka vendosur vetes: një milion predha artilerie brenda 12 muajve. Shifrat tregojnë se deri tani, Ukrainës i është siguruar afërsisht një e katërta e këtij arsenali./m.j

Next Post
“Merrni masa”/ Gjobë kush lëviz në mjet me fëmijë nën moshën 12 vjeç pa rrip sigurimi apo sistemet e fiksimit! Policia paralajmëron

"Merrni masa"/ Gjobë kush lëviz në mjet me fëmijë nën moshën 12 vjeç pa rrip sigurimi apo sistemet e fiksimit! Policia paralajmëron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Niko je damkosur sot pas Ramës si provokatori më i madh!”-Tedi Blushi: Jeni bërë mburojë e korrupsionit

“Niko je damkosur sot pas Ramës si provokatori më i madh!”-Tedi Blushi: Jeni bërë mburojë e korrupsionit

January 19, 2026
Opozita, kaos në sallë/ Sesioni i ri parlamentar, Peleshi: Shqipëria në fazë të re, integrimi kërkon konsensus të gjerë!

Opozita, kaos në sallë/ Sesioni i ri parlamentar, Peleshi: Shqipëria në fazë të re, integrimi kërkon konsensus të gjerë!

January 19, 2026
I morën rreth 2 milionë lekë biznesmenit në Korçë për të mos i vendosur gjobë, në arrest dy inspektorët e ISHTI-t

Mashtrimet në “Call Center” në Tiranë, GJKKO cakton arrest me burg për 6 persona

January 19, 2026
Tensione në Kuvend gjatë sesionit të ri/ Bardhi-Peleshit: Ke shkelur ligjin, po bëhesh “mburojë” e…

Tensione në Kuvend gjatë sesionit të ri/ Bardhi-Peleshit: Ke shkelur ligjin, po bëhesh “mburojë” e…

January 19, 2026
Sesioni i ri parlamentar nis me tensione, opozita “pushton” foltoren e Kuvendit

Sesioni i ri parlamentar nis me tensione, opozita “pushton” foltoren e Kuvendit

January 19, 2026
Mbeti i vrarë në burgun grek/ Detajet, Jani Aliaj autor i vrasjes së Elton Çiços, e shkuara e errët e 49-vjeçarit (FOTO)

Mbeti i vrarë në burgun grek/ Detajet, Jani Aliaj autor i vrasjes së Elton Çiços, e shkuara e errët e 49-vjeçarit (FOTO)

January 19, 2026
Projektligji për Policinë Bashkiake, Koçiu: Përmirësim i shërbimeve dhe rritje e sigurisë publike

Projektligji për Policinë Bashkiake, Koçiu: Përmirësim i shërbimeve dhe rritje e sigurisë publike

January 19, 2026
Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

January 19, 2026
Sulm me thikë nga një i dënuar grek/ Vritet shqiptari në burgun e Koridhalos në Greqi (EMRI)

Sulm me thikë nga një i dënuar grek/ Vritet shqiptari në burgun e Koridhalos në Greqi (EMRI)

January 19, 2026
“Po thuhen të pavërteta në Bordin e Paqes”, Rama: Nuk do vijnë palestinezë, nuk do paguajmë 1 mld euro

Deklarata e Safe Journalists për RTSH-në: Qëndrimi im është keqinterpretuar dhe shtrembëruar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In