• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ukraina rrezikon të bjerë/ Trupat ruse hyjnë në rajonin e Kievit, luftime të ashpra afër kryeqytetit. Marrin nën kontroll aeroportin

by Java News
24/02/2022 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa orë pas fillimit të sulmit në Ukrainë, trupat ruse hynë në rajonin e Kievit. Aty raportohet për luftime të ashpra nga ushtria ukrainase, raporton DW. Banorët e kryeqytetit janë urdhëruar të strehohen në strehimoret ajrore.

Nderkohe qe sipas raportimeve me te fundit ata kane marre nen kontroll periferine e kryeqytetit dhe aeroportin.

Ligji i luftës ka hyrë në fuqi në të gjithë Ukrainën që nga ora 5:30 e mëngjesit, tani për tani për 30 ditë. Sipas të dhënave të veta, Rusia sulmoi shumë pozicione të ushtrisë ukrainase.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë tha, sipas agjencisë Interfax, se 74 objekte ishin nxjerrë jashtë luftimit. Midis tyre, njëmbëdhjetë aerodrome, tre poste komanduese dhe një bazë detare. Së fundmi, edhe presidenti ukrainas Zelenski konfirmoi se një aeroport ushtarak pranë Kievit ishte pushtuar nga Rusia. Verifikimi i mëtejshëm i pavarur i këtyre deklaratave aktualisht nuk është i mundur.

Përfaqësuesit e qeverisë dhe ushtrisë ukrainase raportuan për një numër të madh të ushtarëve të vrarë. Autoritetet në provincën jugore të Kherson-it thanë se pjesë të rajonit nuk janë më nën kontrollin e trupave qeveritare. Përveç kësaj, sipas informacioneve ukrainase, ushtarë nga Rusia kanë hyrë në zonën përreth rrënojave të reaktorit bërthamor të Çernobilit.

Rusia e nisi luftën në Ukrainë në orët e para të mëngjesit. Presidenti Putin urdhëroi një operacion ushtarak kundër vendit fqinj – në ajër, në tokë dhe në det. Putin tha se qëllimi ishte të siguronte mbrojtjen e popullit të Ukrainës, i cili ishte ekspozuar për tetë vjet ndaj “trajtimit të keq dhe gjenocidit”. Kremlini ka përhapur prej vitesh versionin e padëshmuar se “fashistë” të sponsorizuar nga jashtë provokuan një grusht shteti në Kiev në 2014./m.j

Next Post
SHBA hakmerret, dëbon diplomatin rus në ambasadën e Uashingtonit

SHBA hakmerret, dëbon diplomatin rus në ambasadën e Uashingtonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

March 5, 2026
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

March 5, 2026
Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In