Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës njofton se të paktën 107 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 120 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus.
Shumica e viktimave u raportuan në rajonet e Kievit, Kharkiv, Donetsk, Chernihiv, Sumy, Kherson, Mykolayiv dhe Zhytomyr.
Mbi 410 institucione arsimore janë dëmtuar nga bombardimet dhe 63 prej tyre janë shkatërruar plotësisht, thuhet në komunikatë. Gjithashtu theksohet se të paktën 11 spitale janë bombarduar nga forcat ruse.
/b.h