• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ukraina në errësirë/ Rusia sulmon infrastrukturën energjetike, Lavrov: Gati të takohem me Rubion

by E S
09/11/2025 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Energjia elektrike u ndërpritet për tetë deri në 16 orë në shumicën e rajoneve të Ukrainës këtë të diel, pasi sulmet ruse goditën infrastrukturën energjetike dhe ulën kapacitetin prodhues të vendit në nivele minimale.

Moska, e cila ka përshkallëzuar sulmet ndaj infrastrukturës së Ukrainës në muajt e fundit, lëshoi qindra dronë në objektet energjetike në të gjithë vendin nga e premtja deri të shtunën, të cilat vranë të paktën shtatë persona, sipas zyrtarëve ukrainas, raporton The Guardian.

Sulmet ruse kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike, ngrohje dhe ujë në disa qytete ukrainase.

Ndërsa situata është stabilizuar disi, rajonet duke përfshirë Kievin, disa qytete të tjera mund të vazhdojnë të përjetojnë ndërprerje të energjisë edhe gjatë ditëve të javës, ka thënë ministri i energjisë i Ukrainës.

“Armiku shkaktoi një sulm masiv me raketa balistike, të cilat janë jashtëzakonisht të vështira për t’u rrëzuar. Është e vështirë të kujtohet një numër kaq i madh sulmesh të drejtpërdrejta në objektet e energjisë që nga fillimi i pushtimi”, ka thënë ministri i mbrojtjes, Denis Shmihal.

Reagoi edhe Rusia nëpërmjet ministrit të jashtëm Sergei Lavrov, i cili tha se sulmet do të vazhdojnë për sa kohë nuk ka një marrëveshje paqe, por saktësoi se është i hapur të takojë sekretarin e shtetit, Marco Rubio.

“Unë dhe Rubio e dimë se sa e rëndësishme është që të komunikojmë rregullisht për të krijuar kushtet e duhura për bisedime serioze dhe frytdhënëse. Jam i lumtur që së fundmi Shtetet e bashkuara kanë dhënë garanci se Zelensky nuk do të pengojë negociatat për paqen. Ky është hap i mirë”, deklaroi Lavrov.

Next Post
Balotazhi në Kosovë, LDK kryeson në Prishtinë, Kurti përpara në Mitrovicë. Haradinaj merr Gjakovën

Balotazhi në Kosovë, LDK kryeson në Prishtinë, Kurti përpara në Mitrovicë. Haradinaj merr Gjakovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In