Ministria e Brendshme e Ukrainës ka ndaluar burrat e moshave 18 deri në 60 vjeç që të largohen nga vendi.
Sipas autoriteteve ukrainase, këta persona duhet të qëndrojnë në vend për të luftuar për Ukrainën.
Shumë qytetarë janë larguar nga vendi gjatë ditës së sotme pasi nisën sulmet ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës.
Nga të dhënat zyrtare, 100 mijë persona kanë kaluar nga Ukraina.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës informon se 57 ukrainas janë vrarë si pasojë e sulmeve ruse, ndërsa 169 të tjerë janë plagosur.
/a.r











