Janë më shumë se 30 lagje të mëdha në Pittsburgh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Shkak i kësaj situate është bërë çarja e madhe në një rrjet të furnizimit me ujë të pijshëm, ç’ka ka bërë që jo vetëm të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm i popullatës, por edhe të vuajnë nga dëmet e shkaktuara nga rrjedhja e gjithë sasisë së ujit.
Edhe autoritetet zyrtare bëjnë me dije se shkak për mungesën e ujit të pijshëm në pothuajse gjithë qytetin e Pittsburghut është bërë çarja e këtij tubacioni. Ndonëse autoritetet po punojnë për vëniën nën kontroll dhe rregullimin e difektit, popullata në këtë qytet duket se do të vuajë edhe për disa kohë mungesën e ujit të pijshëm deri në rilidhjen e rrjetit të ujësjellësit dhe pastrimin e tubacioneve. /l.m











