• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ujësjellësi i Mbrostarit në Fier ndërtohet nga e para: Investimi prej 550 mijë eurosh

by Java News
17/11/2017 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ujësjellësi i Mbrostarit, në Fier po ndërtohet nga e para. Investimi prej 550 mijë eurosh, i cili është një nga projektet infrastrukturore që qeveria ka negociuar me TAP, do te ofroje ujë për rreth 12 mijë banorët e kësaj zone (ku përfshihen fshatrat Mbrostar, Petovë, Makaj, Verri, Kallm, Mojalli, etj).  Ky ujësjellës përfshin rrjetin shpërndarës dhe depot e ujit.

Pervec ndërtimit të ujësjellësit, do të hapen edhe dy puse të reja, që do shërbejne për furnizimin e ujit, njeri në fshatin Petovë dhe tjetri në fshatin Makaj.  Ndër të tjera, investimi parashikon: ndërhyrje në pjesën e jashtme të ujësjellësit në fshatin Verrija; zgjatimin e tubacionit në fshatin Kallm; ndërtimin e tubacionit deri në fshatin Mojalli; ndërtimi i dy stacioneve të pompimit; tubacionin e dergimit të ujit nga puset te dy rezervuaret. Te gjitha punimet po realizohen nga kompani shqiptare dhe janë punësuar rreth 50 persona.

Drejtori i Ujësjellësit tha se me shpimet që po realizohen sasia e ujit do të dyfishohet, duke bërë të mundur që të rritet numri abonentëve që furnizohen me ujë, si dhe sasia e këtij furnizimi.  “Është një projekt ku përfitojnë rreth 12 mijë banorë. Me këto dy shpime që po bëjmë, dyfishohet sasia e ujit. Duke dyfishuar sasinë e ujit, na krijohet dhe ne mundësia për të furnizuar dhe shumë abonentë në këtë kuotë sepse ka një kaos të abonentëve që na krijohet një mundësi e tillë për t’i formalizuar këto abonentë. Do të trefishohet sasia e ujit si orar në dispozicion të abonentëve. Ne kemi vendosur në këtë zonë rreth 100 matësa uji për abonentët që janë ekzistues dhe me përfundimin e projektit kemi në plan të vendosim dhe 600 matësa të tjerë. Ka filluar intensivisht puna nga abonentët, kryesisht nga debitorët.

Kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi u shpreh se bashkia Fier në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Ujësjellësit  do të vijojnë me shtrimin e rrjetit, aty ku ai është i dëmtuar. “Është projekt, i cili do të zgjidhi problemin e furnizimit me ujë për gjithë fshatrat e njësisë administrative Mbrostar. Ky projekt është duke u përfunduar, në këtë fazë që jemi dhe pastaj bashkia me ndërmarrjen e ujësjellësit do të vazhdojnë me shtrimin e rrjeteve atje ku janë të dëmtuara ose atje ku nuk ka fare për të ardhur në çdo derë.”

Ndërsa Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë  Damian Gjiknuri tha se dyfishimi i fondeve për investime infrastrukturore, do të sjellë më shumë  objekte si shkolla, ujësjellës, rrugë, për këtë zone. “Ky ka qenë një nga projektet infrastrukturore që qeveria shqiptare ka negociuar me TAP-in, sepse dikur ka qenë një fond 6 milion euro. Dyfishuam fondin e investimeve në dobi të komunitetit dhe Fieri si një nga bashkitë ku kalon gazsjellësi u mendua që të ketë projekte infrastrukturore. Ku shkojnë? Shkolla, ujësjellës, rrugë.

Kryeministri Rama tha se më në fund me investime të tilla do të bëhet e mundur që të tejkalohen përfundimisht  situatat e krizës për ujë, duke bërë një transformim rrënjësor të situatës. “Për herë të fundit është investuar në vitin 1989, si këtu ka dhe plot zona të tjera.

Falë këtij bashkëpunimi ne sot bëjmë të mundur një transformim rrënjësor të situatës, por deri në 1 shkurt të tërë ata që kanë lidhje të paligjshme, të shkojnë tek ndërmarrja e ujësjellësit, ta legalizojnë lidhjen, kështu do shpëtojnë nga të gjitha borxhet se nuk do i kërkojë njeri borxhe të prapambetura dhe do shpëtojnë nga ndëshkimi pas 1 shkurtit, sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë për të gjithë ata që vjedhin ujë.  E po ashtu, për të gjithë ata që janë punonjës të shtetit, kush merr një rrogë nga arka e shtetit, pra nga kontributet e taksave, nuk mundet të mos jetë në rregull me ujësjellësin. Nuk mundet të mos ketë matës, nuk mundet të ketë borxhe ndaj ujësjellësit. Këtu, me këtë investim do garantohet furnizimi normal mbas kaq shumë vitesh që ju keni hequr keq dhe do bëhet e mundur që nga një situatë krize për ujë, të kthehet në një situatë transformimi falë kësaj reforme që po bëjmë e kështu do ndodhë në të gjithë Shqipërinë. Të gjithë pasuritë tona natyrore duhet të ishin kthyer në mirëqenie e në pasuri për secilin. Nëse nuk u kthyen në çerek shekulli, është koha të fillojmë punojmë që t’i kthejmë, por nuk kthehen sa hap e mbyll sytë. /ma.me

Next Post
Vettingu, Meta: Ka vullnet për krijimin e institucioneve të reja

KLD pezullon gjyqtarin Shkëlqim Miri që akuzohet se liroi nga burgu një vrasës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In