• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ujë, birra & hashash! Zbardhen deklarimet për aksidentin e pazakontë te diga e liqenit

by A R
25/08/2023 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emiliano Nina 28 vjeç vijon të jetë në kërkim për aksidentin te Liqeni i Tiranës disa ditë më parë, kur automjeti BMW X6 përfundoi mbi digë.

Mediat kanë zbardhur deklarimet në polici të dy persona të tjerë të përfshirë në ngjarje, kushërinjve Eldi dhe Jurgen Allushi.

Pronari i mjetit, Eldi Allushi, thotë se nuk ka qenë brenda makinës në momentin e aksidentit, ndërsa mjeti drejtohej nga Emiliano Nina dhe pasagjer ishte kushëriri Jurgen Allushi.

Eldi Allushi ka deklaruar në polici se Emiliano Nina shkoi në banesë dhe fjeti gjumë pas aksidentit.

“Nuk i tregova policisë se nuk doja t’i bëja keq Emilianos. Ai ma kërkoi makinën dy herë për të marrë një shoqe dhe unë ia dhashë. Emiliano pasi erdhi nga aksidenti fjeti gjumë, mua s’më tregoi. Më mori në telefon një oficer policie dhe i thashë që do paraqitem vetë në polici. Për 5 orë nuk u paraqita në polici pasi kisha frikë. Automjetin ma bëri dhuratë xhaxhai im disa kohë më parë”, ka thënë Eldi Allushi, sipas dosjes së siguruar nga gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj.

Në telefon, Eldi Allushi u ka thënë hetuesve se nuk konsumuar alkool, por një cigare hashash pasi ishte në shoqërinë e një vajze. Ky deklarim ka rezultuar alibi për të fshehur të vërtetën e aksidentit.

Ndërsa kushëriri i tij, Jurgen Allushi që ishte pasagjer në mjet, deklaroi se ai kishte konsumuar një ujë, ndërsa Emiliano Nina 3 birra kur ndodhi aksidenti.

Eldi Allushi është i arrestuar nga policia për akuzat se ka penguar zbardhjen e të vërtetës me largimin dhe dëshmitë paraprake, nuk ka kallëzuar krimin dhe ka përkrahur autorin e ngjarjes. Ndërsa kushëriri i tij Jurgen Allushi po hetohet në gjendje të lirë pasi u largua nga vendngjarja së bashku me shoferin Emiliano Nina. Ky i fundit vijon të jetë në kërkim, i akuzuar për 7 vepra penale.

/a.r

Next Post
Gjykata lë në burg zjarrvënësin, Balla: 23 të tjerë të ndaluar nga Policia të marrin dënimin e merituar

Gjykata lë në burg zjarrvënësin, Balla: 23 të tjerë të ndaluar nga Policia të marrin dënimin e merituar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In