• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Uidhers viziton strehën LGBTI: Jo të gjithë mund të kenë kurajon tuaj

by Ben Andoni
24/10/2015 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

sh Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, z. Xhon Uidhers vizitoi ambientet e qendrës rezidenciale për të rinjtë LGBTI, “STREHA”, e para shelter për personat LGBTI të pastrehë ose të dhunuar.

Z. Uidhers ka qenë një prej mbështetësve më aktivë të lëvizjes për të drejtat e LGBTI në Shqipëri. Këtë angazhim ai e shpjegon edhe në dokumentarin SkaNdal ku dy organizatat Aleanca LGBT dhe ProLGBT kanë dokumentuar fillimet e lëvizjes LGBTI në vendin tonë.

Pasi u njoh me sfidat dhe punën e qendrës “STREHA” z. Uidhers u shpreh se nuk e kishte menduar dot që në Shqipëri gjërat mund të ndryshojnë kaq shpejt.

“Në kohën kur unë shërbeja si ambasador në Shqipëri një qendër të tillë si STREHA jo vetëm që nuk mund ta përfytyronim por as nuk mund ta ëndërronim”, u tha z. Uidhers aktivistëve dhe punonjësve të shelterit.

Ish-ambasadorit, i cili ka krijuar një marrëdhënie të vecantë me shqiptarët e vecanërisht me komunitetin LGBTI iu dha këtë javë “Celësi i Tiranës” nga kryebashkiaku Erion Veliaj. “Unë e admiroj kurajon tuaj”, tha z. Uidhers, duke e shpjeguar këtë me një shembull nga jeta e tij personale.

“Kur unë eci rrugëve të SHBA”, tha ai, “njerëzit e dinë se kush jam, jam një njeri me prejardhje afriko-amerikane dhe këtë gjë unë nuk e fsheh dot pavarësisht cfarë reagimi mund të kenë njerëzit. Por guximi juaj është i tillë që duke u ngritur hapur për kauzën tuaj keni vendosur të mos e mbani fshehur dhe të jepni kontributin që ky komunitet të jetojë i lirë. Kjo është kurajo që jo kushdo mund ta ketë”.

Streha është shërbimi i vetëm rezidencial që u vjen në ndihmë personave të komunitetit LGBTI që përballen me dhunë ose përzihen nga shtëpia. Ajo është bërë e mundur falë mbështetjes së USAID përmes Assist Impact, Ambasadës Britanike, Agjencisë së Mbështetjes së Shoqërisë Civile dhe Albert Kennedy Trust. Aleanca LGBT dhe ProLGBT janë dy organizatat që kanë themeluar këtë shërbim.

Next Post

Murinjo ngelet si idiot pas humbjes ndaj Uest Hamit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In