• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

UFO-t/ Ja çfarë do të zbulojnë shërbimet sekrete amerikane në muajin qershor

by
26/05/2021 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muajin e ardhshëm, shërbimet sekrete amerikane do të bëjnë publike një raport të pritshëm mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), që do të përmbajë informacione se si qeveria e SHBA-së i ka trajtuar raportet e vëzhgimit të këtyre objekteve përgjatë viteve.

Dokumenti në fjalë, pritet të ofrojë detaje mbi aktivitetet e Departamentit të Mbrojtjes mbi ato që zakonisht quhen UFO (objekte të panjohura fluturuese), dhe që janë baza e spekulimeve në lidhje me teknologjitë misterioze, dhe një burim frymëzimi për romanet dhe filmat fantastiko-shkencorë.

Mundësia e të pasurit për herë të parë të një informacion të gjerë mbi UFO-t, si dhe disa deklaratat nga politikanë dhe ish-presidentë amerikane, kanë çuar në një vëmendje të re ndaj këtij fenomeni në Shtetet e Bashkuara. Javët e fundit, shumë gazeta i kanë kushtuar artikuj kësaj çështje.

Termi “UFO” është bërë prej kohësh dhe për shumë njerëz një sinonim i anijeve kozmike të huaja. Me kalimin e viteve, organizatat, ndonjëherë edhe sektet fetare, kanë shfaqur pikëpamjet mbi UFO-t si provë e besimeve të tyre, jo vetëm për ekzistencën e formave të jetës aliene, por edhe për praninë e tyre në Tokë.

Termi UFO u përdor nga fillimi i viteve 1950 nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara për katalogimin e objekteve fluturuese, për të cilat ishte e pamundur të jepej një përkufizim i caktuar, edhe pas analizave të ekspertëve.

Në vitin 1947, piloti amerikan Kenet Arnold ishte ndër të parët që raportoi praninë e dukurive ajrore, të cilat ai nuk kishte arritur t’i shpjegonte, gjatë kohës që fluturonte me avionin e tij mbi shtetin e Uashingtonit. Arnold tha se pa disa drita të ndezura që lëviznin me shpejtësi shumë të madhe, dhe me një trajektore të çrregullt.

Deklaratat e tij u morën nga mediat amerikane, dhe ishin baza e magjepsjes së parë të publikut mbi UFO-t dhe të ashtuquajturave “disqe fluturuese”. Toka monitorohet nga dhjetëra satelitë në orbitë, ndërsa qielli vëzhgohet nga qindra teleskopë.

Ndaj një anije kozmike jashtëtokësore, ka të ngjarë të shihet pas mbërritjes në Tokë, shumë përpara avionëve ushtarakë apo vëzhgimeve amatore. Shumica e ekspertëve dhe shkencëtarëve, kanë një qasje skeptike dhe shkencore ndaj fenomenit, duke kujtuar se në kategorinë e madhe të “UFO”-ve janë klasifikuar përgjatë dekadave shumë gjëra.

Këtu përfshihen edhe fenomene që janë shumë të ndryshme nga njëri-tjetri, disa lehtësisht të shpjegueshme, ndërsa për të tjerët po kërkohet ende një shpjegim bindës. Çështja e UFO-ve nuk merret në konsideratë vetëm nga ata që i konsiderojnë ato si një manifestim të dukurive jashtëtokësore.

Shikimi i tyre vlerësohet edhe nga qeveritë në shumë vende, pasi ato mund të çojnë në zbulimin e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare, apo të teknologjive të reja të zhvilluara në sferën ushtarake ose civile. Aktivitetet e hulumtimit dhe analizës, menaxhohen zakonisht në fshehtësi ose në çdo rast pa ndonjë reklamim të madh, dhe kjo gjithmonë për arsye të sigurisë kombëtare.

Sidoqoftë, vitet e fundit ka pasur një transparencë më të madhe nga disa institucione, të cilat e kanë pranuar se kanë programe studimi dhe analize mbi UFO-t. Për shembull verën e vitit të kaluar në Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Mbrojtjes organizoi një grup pune për analizimin e fenomeneve ajrore të paidentifikuara (UAP), me synim rindërtimin e shkakut dhe origjinës së UFO-ve.

Vendimi erdhi disa muaj pas de-klasifikimit të 3 videove të xhiruara nga pilotët ushtarakë amerikanë, ku dukej prania në qiell e objekteve që nuk ishin vërejtur më parë, dhe që ishin të vështira për t’u shpjeguar. Të tria videot, njëra e xhiruar në vitin 2004 dhe dy të tjerat në vitin 2015, ishin shpërndarë në mënyrë të paautorizuar nga një ish-bashkëpunëtor në projektin UAP.

Publikimi i tyre, tërhoqi vëmendjen e madhe të publikut dhe nxiti shumë spekulime, duke e detyruar qeverinë amerikane të ndërhyjë me një shpërndarje zyrtare të videove, në mënyrë që të zvogëlohej rreziku i keqkuptimeve dhe i teorive të konspiracionit.

Që nga viti 2019, ushtria amerikane u ka dhënë disa udhëzime pilotëve, në mënyrë që ta bëjë më sistematike dhe të organizuar raportimin mbi UAP, në mënyrë që të përmirësojë punën e mëvonshme me analizimin e këtij fenomeni.

Një pilot, i intervistuar nga emisionit “60 Minuta” në një televizion amerikan, dëshmoi pak javë më parë se kishte parë objekte fluturuese të paidentifikuara thuajse çdo ditë të punës së tij  për të paktën disa vite, dhe të njëjtën gjë i kishin treguar edhe kolegët e tij.

/b.h

Next Post
“Nëse bëhem kryetar i PD nuk do punoj për t’u bërë kryeministër”, Kadilli nga Berati tregon synimin e tij

"Nëse bëhem kryetar i PD nuk do punoj për t'u bërë kryeministër", Kadilli nga Berati tregon synimin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

March 30, 2026
Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In