UEFA ka publikuar formacionin e javës bazuar në performancën e ekipeve në ndeshjet e para të këtij sezoni të Ligës së Kampioneve.
Kështu në portë është gardiani i Juventusit Giggi Buffon, pas pritjeve spektakolare që bëri në ndeshjen ndaj Manchester Cityt.
Në mbrojtjen janë katërshja e përbërë nga dy italianë Bonucci dhe Florenzi, si dhe Dante e Privaric.
Në mesfushë janë Angel Di Maria, Hakan Calhanoglu dhe Nicolas Gaitan. Ndërsa treshja e sulmit përbërhet nga Cristiano Ronaldo, Hulk dhe Griezman.