• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

UEFA ‘fshin’ fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd

by Os De
04/10/2025 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

11 tetor 2025, ora 20:45. E gjithë vëmendja e shqiptarëve do jetë në Leskovac, pasi kombëtarja e futbollit luan kundër Serbisë në shtëpinë e këtyre të fundit për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës. Për shumë arsye, kjo ndeshje është më shumë se futboll dhe për këtë janë marrë masa të forta nga organizatorët që gjithçka të shkojë siç duhet. 

Nëse i kthehemi përballjes së fundit në Serbi mes dy skuadrave, kujtimet nuk janë aq të mira. Ishte 14 tetori i 2014, pikërisht 11 vite më parë kur në stadiumin e Partizanit të Beogradit ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre pas 42 minutave për të mos nisur kurrë. 

Droni që fluturoi mbi stadium me simbolet e Shqipërisë ‘tërboi’ huliganët serbë, të cilët shkatërruan rrethimin dhe u futën në fushë duke dhunuar dhe u përleshur me futbollistët tanë. 

Më tej nuk kishte vend për sport dhe anglezi Martin Atkinson ndërpreu sfidën, teksa në fund CAS në Lozanë i dha të drejtë Shqipërisë për fitoren 0-3 në tavolinë dhe tri pikët shumë me vlerë që dërguan Kombëtaren për herë të parë në fazën finale të një Evropiani, atë të Francës 2016. 

Mirëpo, FIFA dhe UEFA e kanë ‘fshirë’ këtë rezultat, pasi në statistikat zyrtare fitorja e Shqipërisë edhe pse jashtë fushe, nuk ekziston. Sipas organizmave të futbollit, dy skuadrat janë ndeshur shtatë herë, me pesë fitore të Serbisë (edhe si Jugosllavi), si edhe dy barazime. 15 gola ka shënuar Serbia në këto përballje, kundrejt katër të tanëve. 

Mbase ka ardhur koha që Shqipëria t’i mposhtë edhe në fushë serbët, pse jo në shtëpinë e tyre, për ëndrrën e Botërorit. Dueli i fundit mes tyre në ‘Air Albania’ i zhvilluar në datën 7 qershor 2025 përfundoi 0-0, ku kujtojmë se Shqipëria gaboi penalltinë me Rey Manaj. 

Next Post
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In