Ronaldo është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve. Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka shkëlqyer të martën në Ligën e Kampionëve.
Ai shënoi dy gola në fitoren prej 3:1 të “Los Blancos” ndaj Borussia Dortmund në “Signal Iduna Park”.
Kjo ka bërë që Ronaldo të zgjidhet nga UEFA si lojtari më i mirë i javës në Champions League.
Portugezi deri më tani ka shënuar katër gola në Champions, një më pak se Harry Kane, që aktualisht është realizuesi më i mirë me pesë finalizime, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)










