• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

UEFA dënon Anglinë/ Gjobë 100 mijë euro, luan pa tifozë kundër Shqipërisë

by
18/10/2021 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombëtarja e Anglisë do të jetë e detyruar që të luajë një ndeshje me dyer të mbyllura si ndëshkim për sjelljen e tifozëve gjatë finales së Euro 2020 në stadiumin Wembley.

UEFA gjithashtu ka vendosur një gjobë prej 100 mijë euro për thyerjen e disiplinës gjatë finales me Italisë, e cila përfundoi me penallti.

Tifozët u përleshën me policinë në përpjekje për të hyrë me forcë në stadium në ndeshjen e luajtur më 11 korrik.

Qindra prej tyre arritën të hynin edhe pse nuk ishin të pajisur me biletë. Anglia do të luajë më 12 nëntor ndaj Shqipërisë, ndeshje që pas vendimit të UEFA-s do të duhet ta zhvillojë pa praninë e tifozëve.

Sipas hetuesve të UEFA-s ka pasur një operacion sigurie jo efektive për finalen e parë të madhe të Anglisë që prej 1966.

Gjithashtu Anglia mund të dënohet dhe një tjetër ndeshje për të luajtur pa tifozë por që do të mbetet e pezulluar për dy vite.

Federata angleze e futbollit edhe pse e ka cilësuar zhgënjuese vendimin, ka theksuar se i prisnin pasojat.

Imazhet e pakëndshme të finales së Euro 2020 kanë vënë në pikëpyetje aftësitë e FA për të organizuar Kupën e Botës 2030.

Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar edhe Federata e Anglisë ku shprehet:

“Edhe pse jemi të zhgënjyer me vendimin, ne e pranojmë rezultatin e këtij vendimi të UEFA -s.

Ne dënojmë sjelljen e tmerrshme të individëve që shkaktuan skena të turpshme brenda dhe përreth Stadiumit Wembley në Finalen e UEFA EURO 2020, dhe na vjen shumë keq që disa prej tyre arritën të hyjnë në stadium.

Ne jemi të vendosur që kjo nuk mund të përsëritet kurrë, kështu që ne kemi porositur një rishikim të pavarur, të udhëhequr nga Baronesha Kejsi, për të raportuar mbi rrethanat e përfshira.

Ne vazhdojmë të punojmë me autoritetet përkatëse në mbështetje të përpjekjeve të tyre për të ndërmarrë veprime kundër përgjegjësve dhe për t’i mbajtur ata përgjegjës.”

/b.h

Next Post
Patozi: Nuk kam pasur ftesë për koalicion nga PD! Basha nuk ka respekt për aleatët sa thotë “qeveria ime”

Sa herë shoh Kosovën, më vjen keq për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

March 29, 2026
Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

March 29, 2026
Pandemia rrit “dembelizmin”/ Kush janë qytetarët që përtojnë më shumë të punojnë. Rekordin e mbajti…

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante në pikën më të ulët!

March 29, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta

March 29, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

March 29, 2026
Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

March 29, 2026
VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

March 29, 2026
Edhe njëherë për varkarin e Enverit

Edhe njëherë për varkarin e Enverit

March 29, 2026
Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In