Është mbyllur me rezultatin 1-2 sfida Udinese-Juventus. Një ndeshje e çmendur për skuadrën e Pirlos që përmbys rezultatin falë golave të Ronaldo.
Sfida nis keq për Juventusin pasi Molina kalon Udinesen në avantazh.
Në pjesën e dytë, bardhezinjtë reagojnë dhe Ronaldo fiton penallti në të 83-të që e kthen në gol.
6 minuta më vonë është sërish portugezi që me kokë shënon edhe golin e dytë dhe të fitores për Juventusin dhe shmang kështu një katastrofë për bardhezinjtë që mund të ngelnin pa Champions.
Me këtë fitore, Juventusi shkon në vendin e 3-të me 69 pikë dhe sfida e radhës do të jetë ndaj Milanit.