• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Udhëzimi/ Universiteti hap dyert më 16 tetor për studentët, procedurat e garës për kuotat e lira

by Java News
07/09/2017 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Të hënën e tretë të muajit tetor do të nisë mësimi për të gjitha universitetet në vend. Burime pranë Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se studentët e rinj në bachelor e master do të ulen në auditorë vetëm pasi të ketë përfunduar regjistrimi i plotë i studentëve në raundin e dytë, ndryshe nga ç’ndodhi vitin e kaluar. Kështu, periudha e regjistrimeve për ata që fitojnë në raundin pasues është nga data 1-14 tetor, ndërsa dy ditë më pas nis viti i ri akademik 2017-2018.

KUOTAT E LIRA

Tashmë kanë mbetur edhe dy faza për t’u mbyllur raundi i parë i regjistrimeve. Të dyzuarit kanë një shans për të konkurruar sërish, por vetëm pasi të jenë çregjistruar nga dega ku kanë dorëzuar dokumentet.

Udhëzimi nr. 15 i Ministrisë së Arsimit përcakton datën 12 për ta bërë këtë gjë, në të kundërt nuk ka të drejtë ta ndryshojë degën për një vit të tërë. Vetëm një ditë më pas, më 13 shtator, pas çregjistrimit të studentëve, do të mund të kalkulohen edhe kuotat e lira, të cilat duhet të plotësohen në raundin e dytë.

Në këtë pikë, çdo aplikues duhet të dijë paraprakisht që nuk hapen vende të lira, por do të konkurrojnë vetëm për kuotat që nuk u plotësuan në shtatë fazat paraardhëse. Në datat 15-22 shtator, kandidatët kanë mundësi të listojnë dhjetë preferenca në universitetet publike apo private, jo medoemos të njëjta me formularin që plotësuan në raundin e parë.

Aplikimet do të kryhen në çdo mjedis ku ka akses interneti sipas kalendarit të publikuar tashmë në faqen e qendrës së shërbimeve arsimore. Por përpara aplikimit, ata që aplikojnë për herë të parë për këtë vit do të duhet më parë të kryejnë pagesën në vlerën e 2 mijë lekëve të rinj dhe pas aplikimit duhet të presin datën 30 shtator, kur dalin listat e dyta të fituesve.

RAUNDI I DYTË

Ata që e shohin ID e tyre në listën e fituesve për kuotat bosh, mund të regjistrohen në raundin e dytë që zhvillohet në dy javët e para të muajit tetor. Edhe ky raund është i ndarë në 7 faza dyditore, ku secili aplikant monitoron përmes portalit U-albania ecurinë e procesit të shpalljes së fituesve në degët ku ka aplikuar.

Regjistrimet vazhdojnë në faza 48-orëshe, ku pas secilës dalin fitues të rinj në përputhje me numrin e kuotave të ngelura për çdo degë dhe sipas renditjes në listat e shpallura nga fakultetet. Ndryshe nga fituesit e raundit të parë, të cilët mund të çregjistrohen, këta të fundit kanë vetëm të drejtën e ankimimit për çdo pasaktësi në proces, që mund të bëhet vetëm në datat 1 dhe 2 tetor.

ma.me

Next Post
Zjarr në parkun e Antigonesë, era e fortë favorizon flakët

Zjarr në parkun e Antigonesë, era e fortë favorizon flakët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In