• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Udhëzimi/ Programe studimi në ShBA, ambasada publikon njoftimin për studentët

by Java News
01/11/2018 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeni të interesuar për programe studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?! Ambasada amerikane ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë studentët. Përmes një postimi në ‘Facebook’ ambasada bën me dije se aplikimet për Programin Global UGRAD 2018-2019 janë hapur deri në fund të 31 dhjetorit.

Aplikimet për Programin Global UGRAD 2018-2019 janë hapur! Global UGRAD është një program shkëmbimi i pavarur, i konceptuar për t’i ekspozuar studentët ndaj sistemit arsimor, shoqëror dhe kulturor amerikan. Filloni aplikimin tuaj! Afati i fundit është 31 Dhjetor, 2018. Për kërkesat, udhëzimet dhe këshillat për aplikimin, klikoni këtu: http://bit.do/globalugrad

Për pyetje të tjera ju lutemi shkruani në: CultureandEducationTirana@state.gov”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

45257894 10155951029095838 448661011113705472 N

PROGRAMI Global UGRAD
Programi Global UGRAD është një program i financuar nga Departamentit i Shtetit. i cili jep bursa për studentë të nivelit universitar në 55 vende të botës. Studentët caktohen në kolegje dhe universitete në të gjithë Amerikën, ku marrin pjesë në një semestër të nivelit parauniversitar pa diplomë. Bursa mbulon udhëtimin, shkollimin, dhomën, siguracionin për aksidente/sëmundje, një pagesë të vogël mujore, dhe shpenzime për libra. Pjesëmarrësit jetojnë në konvikt me bashkëmoshatarët e tyre amerikanë ose në banesa me familje amerikane. Global UGRAD është një program shkëmbimi i pavarur, i konceptuar për t’i ekspozuar studentët ndaj sistemit arsimor, shoqëror dhe kulturor amerikan. Të gjithë studentëve u kërkohet të marrin pjesë vullnetarisht në aktivitetet e shërbimit komunitar, si dhe të marrin pjesë në aktivitete të zhvillimit profesional si pjesë e programit Global UGRAD. Studentët largohen nga Amerika me idenë për t’u bërë udhëheqës në profesionet dhe komunitetet ku jetojnë. Studentët që kanë mbaruar programin Global UGRAD mund të aplikojnë për programin Fulbright, të përfitojnë specializime të rëndësishme ndërkombëtare, dhe të punojnw në biznese ose administratë në vendet e tyre. Konkurenca për programin është shumë e lartë dhe në bazë merite. Finalistët do të përzgjidhen në bazë të rezultateve akademike, aftësive drejtuese, dhe përgatitjes së tyre për të studiuar në Shtetet e Bashkuara.

FUSHAT E STUDIMIT
Global UGRAD është i hapur për të gjitha fushat e studimit dhe nuk është diskriminues ndaj racës, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, etnisë, ose paaftësisë fizike.

KËRKESAT PËR KUALIFIKIM
Progami Global UGRAD është i hapur për këdo që është:
•Mbi 18 vjeç
•Shtetas shqiptar, aktualisht rezident në këtë shtet
•Të ketë mbaruar vitin e parë të universitetit përpara se të fillojnë programin Global UGRAD
•I regjistruar si student në çdo universitet të akredituar, publik ose privat, dhe ka të paktën një semestër për të kryer në vendin e tij në përfundim të programit Global UGRAD; Programi Global UGRAD nuk mund të konsiderohet si semestër përmbyllës për një student universiteti.
• Njohuri të mira të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (Një program trajnimi për përmirësimin e gjuhën angleze, mundësohet për disa finalistë); të aftë për të filluar studimet në Shtetet e Bashkuara në Gusht 2018 ose Janar 2019 (kandidatët e zgjedhur nuk mund të fillojnë me vonë se këto data)
•Të ligjshëm për t’u pajisur me vizën amerikane për studentë (J-1) që nevojitet për këtë program
•Të ndërgjegjshëm për t’u kthyer në vendin e tyre pas përfundimit të programit

JO TË KUALIFIKUESHËM
Personat në kushtet e mëposhtme nuk kualifikohen për programin Global UGRAD

•Qytetarë amerikanë dhe banues të përhershëm në Shtetet e Bashkuara
•Personat që aktualisht studiojnë, jetojnë, ose punojnë jashtë vendit të tyre
•Punonjës vendas të misioneve amerikane të cilët punojnë për Departamentin e Shtetit dhe/ose për Agjensinë Ndërkombëtare të Zhvillimit (USAID); punonjësit janë gjithashtu të pakualifikuar për një vit pas mbarimit të kontratës së punës;

UDHËZIME PËR APLIKIMIN
Një aplikim i plotë duhet të përmbajë:
•Aplikimin
•Një ese
•Kopje të pasaportës biometrike ose kartës së identitetit
•Listë zyrtare të notave të universitetit (të noterizuara)
•Dy letra reference (të shkruara në anglisht). Një referencë duhet të jetë akademike dhe e shkruar nga një pedagog ose asistent pedagog nga fusha kryesore e studimit. Referenca e dytë mund të jetë jo akademike e cila ka të bëjë me jetën ose punën e kandidatit.
•Ekuivalentim i notave sipas sistemit amerikan të vlerësimit
Aftësia në gjuhën angleze
Nuk kërkohet të jepet testi i TOEFL gjatë kohës së aplikimit. Kandidatëve të përzgjedhur do t’u kërkohet të japin testin zyrtar të TOEFL. Programi do të mbulojë shpenzimet e testit zyrtar.

UDHËZIMET E APLIKIMIT
Udhëzimet hap pas hapi për të plotësuar aplikimin do t’i gjeni këtu (PDF 791 KB).
Për tu regjistruar për programin Global UGRAD dhe për të plotësuar aplikimin përdorni Google Chrome dhe Mozilla Firefox. Nuk rekomandojmë të përdoret telefon celular ose Internet Explorer.
Kërkohet që kandidatët e interesuar TË APLIKOJNË ONLINE!
•Nxitoni! Afati i fundit është 31 Dhjetor, 2018 ora 11:00PM (ora shqiptare).
•Mos përdorni shkronja të veçanta/pikësime. Sistemi njeh vetëm alfabetin anglez.
•Shiheni me kujdes dhe njëherë aplikimin! Klikoni “dërgo” vetëm nëse jeni 100% të sigurt për ta bërë. Deri në këtë moment klikoni “ruaj”
•Procesi i regjistrimit kërkon konfirmim të llogarisë tuaj. Do të merrni një e-mail me udhëzime dhe një link për tu regjistruar.

Next Post
Këto dy shenja të horoskopit dashurojnë deri në vdekje

Këto janë 5 tipet e çifteve që përcaktojnë jetëgjatësinë e marrëdhënies

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, të arrestuarit paraqitën deklarata nga familjarët: S’kanë lidhje me ngjarjen

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, sot seanca për Nevzat Spahon, pritet dhënia e masës së sigurisë

December 6, 2025
VIDEO-Tronditëse në Durrës/ I moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me sende të forta në kokë, vihet në pranga 76 vjeçari..

VIDEO-Tronditëse në Durrës/ I moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me sende të forta në kokë, vihet në pranga 76 vjeçari..

December 6, 2025
Alfred Lela-Salianjit: E pe Bashën si doli faqe e zezë, edhe ti do mbetesh me gisht në gojë. Po të përdorin…

Alfred Lela-Salianjit: E pe Bashën si doli faqe e zezë, edhe ti do mbetesh me gisht në gojë. Po të përdorin…

December 6, 2025
“Berisha i shpalli armiq Salianjin dhe Alimehmetin”

“Berisha i shpalli armiq Salianjin dhe Alimehmetin”

December 6, 2025
Inteligjenca artificiale mund të  krijojë pandemi

Inteligjenca artificiale mund të krijojë pandemi

December 6, 2025
VIDEO-Situatë kaotike nga përmbytjet në Greqi/ Lumi Enipea del nga shtrati, evakuohen banorët

VIDEO-Situatë kaotike nga përmbytjet në Greqi/ Lumi Enipea del nga shtrati, evakuohen banorët

December 6, 2025
Operacion kundër lojërave të fatit në Korçë e Pogradec, në pranga 2 administratorë lokalesh, procedohen 6 persona të tjerë

Operacion kundër lojërave të fatit në Korçë e Pogradec, në pranga 2 administratorë lokalesh, procedohen 6 persona të tjerë

December 6, 2025
Alimehmeti: KiE afron me një vit misionin monitorues të Kartës Evropiane

“Për çfarë e përgëzova Doktorin”/ Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin

December 6, 2025
Berisha: Fuqia e drogës në regjimin e Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve

“Me Nokën dhe Vokshin nuk bëhet analizë në PD”/ Avokati: Berisha ka minuar themelet e partisë

December 6, 2025
Palët shkelin armëpushimin/ Përleshje vdekjeprurëse në kufirin Afganistan – Pakistan 

Palët shkelin armëpushimin/ Përleshje vdekjeprurëse në kufirin Afganistan – Pakistan 

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In