• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Udhëzimi/ Procedurat e reja tatimore për bllokimin e bizneseve të paregjistruara

by Java News
17/02/2017 09:38
Drejtoria e Tatimeve

Drejtoria e Tatimeve

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një udhëzim i ri për procedurat tatimore ka përcaktuar procedura të reja për bllokimin e mallrave për subjektet e paregjistruara në Qendrën Kombëtarë të regjistrimit. Kur administrata tatimore identifikon persona që ushtrojnë veprimtari ekonomiko-tregtare pa u regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, vendos masën e bllokimit të mallrave dhe detyron personin të regjistrohet menjëherë në Qendrën Kombëtare të Biznesit si tatimpagues i tatimit mbi vlerën e shtuar, përcaktohet në udhëzim.

Masa e bllokimit vendoset ose në vendin e konstatimit të shkeljes kur veprimtaria zhvillohet në një adresë fikse, ose mallrat bllokohen dhe transportohen pranë ambienteve të administratës tatimore, nëse nuk është e mundur të vendoset masa e bllokimit në vendin e konstatimit të shkeljes. Nëse mallrat janë duke u transportuar ose janë të ngarkuara në një mjet, masa e bllokimit vendoset, gjithashtu, edhe për mjetin.

Masa e bllokimit për mallin edhe për mjetin hiqet pas kryerjes së regjistrimit për veprimtarinë ekonomike, duke aplikuar masat dhe dënimin, sipas shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 121, të ligjit dhe përcaktimeve të këtij udhëzimi.

Në rast se një person ushtron veprimtari në fushën e shërbimeve, përveç vendosjes së masës së bllokimit në vendin (adresën) ku konstatohet shkelja, u propozohet organeve kompetente pezullimi i lejes /licencës/autorizimit për ushtrim të veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

Në rastin kur personi regjistrohet në QKB si tatimpagues i TVSH-së, menjëherë sapo konstatohet si i paregjistruar, kjo i bëhet me dije organit kompetent përkatës, i cili e merr në konsideratë si fakt pozitiv në favor të tatimpaguesit, përgjatë shqyrtimit të propozimit për pezullimin e lejes/licencës/autorizimit.

Në momentin e konstatimit mbahet akti i konstatimit dhe procesverbali përkatës sipas të cilit vendoset masa e bllokimit. Në aktin e konstatimit shënohet çdo e dhënë identifikuese dhe përshkrim i qartë i rastit, përfshirë datën e identifikimit, të dhënat identifikuese të personit, adresa e plotë të tij, numri i telefonit dhe çdo e dhënë tjetër e disponueshme. Bëhet inventarizimi i mallrave dhe evidentohet në procesverbalin përkatës.

Bazuar në të dhënat e procesverbalit të inventarizimit të mallrave, menjëherë pasi regjistrohet tatimpaguesi pajiset me faturat tatimore me TVSH nga administrata tatimore dhe plotëson faturën sipas nenit 53 të ligjit dhe pikës 53 të këtij udhëzimi, e ngjashme me procedurën e lëshimit të faturës nga blerësi. Në rast se nuk është i mundur regjistrimi i menjëhershëm në QKB në momentin e konstatimit të personit që ushtron veprimtari ekonomike pa u regjistruar, masa e bllokimit nuk hiqet deri në momentin e regjistrimit në QKB.

Akti i konstatimit, procesverbali përkatës, një kopje e faturës së lëshuar për dokumentimin e inventarit të mallit i përcillet për ndjekje të mëtejshme strukturës përkatëse në Drejtorinë Rajonale Tatimore me qëllim kryerjen e vlerësimit dhe aplikimin e dënimit përkatës” Nëse tatimpaguesit i është vendosur masa e bllokimit dhe ai prish shenjat dalluese të vendosura për bllokim të veprimtarisë, ndaj tij merret masa e konfiskimit ndaj gjithë sasisë së mallit siç përcaktohet në nenin 122 pika 4 të ligjit.

Monitor

ma.me

Next Post
Shpërndahen 224 mln dollarë për kompensimin e pronave

Pronarët e tokave/ Si do të ndahet fondi prej 180 mln lekësh, publikohet formulari i kompensimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In