• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Udhëzimi i ri/Ja cilat ndërtime nuk do të legalizohen

by Java News
18/04/2017 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njësitë e qeverisjes vendore të cilat kanë të miratuar planin urbanistik, janë të detyruara që t’ia vënë atë në dispozicion ALUIZNI-t.

Ky i fundit nuk mund të kryejë legalizimin e asnjë ndërtimi që bie ndesh me planin urbanistik. Udhëzimi për zbatimin e planeve urbanistike të njësive të qeverisjes vendore jo vetëm nga vendorët, por edhe nga ALUIZNI, ka hyrë në fuqi sot, raporton “G.SH”.

Udhëzimi mban firmën e ministres së Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, dhe ka të detajuara të gjitha procedurat që duhet të ndjekin bashkitë dhe ALUIZNI. Në një pikë të veçantë të udhëzimit është përcaktuar edhe përdorimi i dokumenteve të Planeve të Përgjithshme Vendore nga ALUIZNI për qëllime të legalizimit. “Bashkitë i dorëzojnë ALUIZNI-t dokumentacionin e Planit të Për-gjithshëm Vendor në formë elektronike. ALUIZNI merr parasysh për efekt legalizimi këtë dokumentacion, vetëm për aq sa përcaktohet në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 280, datë 1.4.2015, ‘Për përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje’, i ndryshuar.

Për rastet sipas kësaj pike, ALUIZNI përdor njëkohësisht dokumentacionin tekst të PPV-së, hartat përkatëse tematike, seksionet e propozuara të sistemit rrugor dhe materialin në GIS”, thuhet në pikën 12 të udhëzimit të ministres.

Udhëzimi

Sipas udhëzimit, bashkia njofton zyrtarisht ALUIZNI-n për projektet, PDV-të dhe/ose studimet e miratuara për këto territore. Në rastet kur bashkitë nuk e kanë përgatitur këtë dokumentacion, ALUIZNI i merr vendimet mbi bazën e procesit të bashkërendimit institucional, përfshirë bashkërendimin me Ministrinë e Zhvillimit Urban. “Dokumentet e planifikimit dhe lejet e miratuara më parë: Për lejet e ndërtimit, të cilave u ka përfunduar afati i zbatimit të punimeve, përcaktuar në formularin e lejes përkatëse, përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 107/2014, datë 31.7.2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar, shtyrja e afatit mund të kryhet nga autoriteti përgjegjës, me kërkesë të zhvilluesit dhe vetëm një herë, me kushtin që të mos kenë kaluar më shumë se 10 vjet nga data e miratimit të lejes së ndërtimit dhe subjekti të ketë paguar, paraprakisht, penalitetet e parashikuara nga neni 52″, thuhet në udhëzim.

Monitorimi

Në rast se, gjatë monitorimit periodik të zhvillimeve në territor, përmes sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit, konstaton: a) leje ndërtimi të lëshuara nga bashkitë në zonat e rëndësisë kombëtare apo për tipologjitë e përcaktuara në nenin 19 të VKM-së nr. 408, datë 13.05.2015, ose b) leje ndërtimi të lëshuara në kategori të resurseve tokë bujqësore, tokë natyrore, pyll ose kullotë, jashtë zonave të ndërtueshme të parashikuara nga Plani i Përgjithshëm Vendor, ose c) leje ndërtimi të lëshuara në kundërshtim me kushtet zhvillimore të përcaktuara në Planin e Përgjithshëm Vendor, Ministria e Zhvillimit Urban i kërkon bashkisë përkatëse anulimin/shfuqizimin e lejes së lëshuar në shkelje të ligjit, në përputhje me dispozitat dhe afatet e Kodit të Procedurës Administrative. Njëkohësisht, i kërkon inspektoratit të mbrojtjes së territorit të marrë masat administrative dhe nismat përkatëse ndaj shkelësve të ligjit, në zbatim të nenit 52 të ligjit 107/2014, datë 30.07.2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar, dhe legjislacionit për inspektimin e ndërtimit./gsh.al

c.a

Next Post
Noel Leon dhe qeni i saj

Noel Leon dhe qeni i saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas nis operimin me tren elektrik në 2027-ën

Hekurudha Tiranë-Durrës, qeveria rrit faturën e shpronësimeve me 97 milionë lekë, shtohen pronarët në listë

January 28, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Java e ardhshme me mot të qëndrueshëm

January 28, 2026

“Burg kush prek gazetarët”, avokati: Mbrojtja ligjore forcon pushtetin e medias!

January 28, 2026
Nikollë Lesi: Opozita gaboi, ja si duhet të kishte vepruar

Pse opozita nuk e ngre një “qeveri teknike” në hije?

January 28, 2026
Ish-ambasadori zbulon ‘të fshehtën’ e takimit emergjent Rama-Kurti: I ka përcjellë mesazhin e…

VIDEO / Ish-ambasadori: Protestat nuk mjaftojnë, PD-së i duhet lidership i arsyeshëm…

January 28, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Historia e njeriut në plep dhe Berishës në rrugë!

January 28, 2026
‘Fluturojnë’ çmimet e banesave, sot kushtojnë 40% më shumë se në 2021

Nga 10 shkurti nis “Kadastra Fiskale”, si ndryshon llogaritja e taksës së ndërtesës

January 28, 2026
Në 90-vjetorin e lindjes: Me Kadarenë

Në 90-vjetorin e lindjes: Me Kadarenë

January 28, 2026
Turqia thirrje Uashingtonit: Mbyllini çështjet me Iranin një nga një, Teherani është gati për bisedime

Turqia thirrje Uashingtonit: Mbyllini çështjet me Iranin një nga një, Teherani është gati për bisedime

January 28, 2026
Tre arrestime pas shpërthimit tragjik në Trikala: Hetimet zbulojnë rrjedhje disamujore propani nga depozitat

Tre arrestime pas shpërthimit tragjik në Trikala: Hetimet zbulojnë rrjedhje disamujore propani nga depozitat

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In