Më datë 23.07.2018, në lagjen nr 3 Korçë, shtetasi E.B, duke drejtuar mjetin tip “Reno” me targa AA981OI, ka aksidentuar një shtetas i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /b.d