• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Udhëtimi i një familje nga Tropoja drejt Gjermanisë

by Mero Baze
02/02/2025 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze
Nuk e kuptoj pse Berishës iu desh të shpikte këtë “Kongresin elektoral të CDU-së” për të udhëtuar në Gjermani. Në atë moshë të thyer, ai dhe gruaja e tij kanë plot arsye për të shkuar atje. Gruaja është e regjistruar si e sëmurë kronike, ndërsa vetë Berisha ka hallet e moshës dhe duhet të kontrollohet për shëndetin. Ai është kontrolluar rregullisht në Gjermani.

Tani nuk është më sekret se ata kanë një shtëpi të madhe në Gjermani, Roterdam, Belgjikë dhe Hungari, kështu që nuk kanë as shpenzime për hotele. Ka plot arsye për të shkuar në shtëpitë e tyre, aq më tepër tani që SPAK-u ua nxori turpin dhe ua bëri publik.

Po ashtu, ai ka deklaruar se shpenzimet e shëndetit ia mbulojnë fëmijët, dhe Shkëlzenin e kishte me vete.

Pra, ai është tërësisht i justifikuar si një familje e pasur me katër shtëpi të mëdha në Perëndim që kalon një fundjavë jashtë Shqipërisë.

Fakti që ka zgjedhur këtë fundjavë, kur të hënën duhet të paraqitet në SPAK, natyrisht është bërë për t’i kursyer PD-së një miting më pak përpara SPAK-ut. Dhe mirë ka bërë.

Puna është pse i duhet të gënjejë duke thënë se po shkon në Kongresin elektoral të CDU-së. Në një kongres të tillë nuk shkohet me gruan dhe djalin. Ai ende nuk është në atë gjendje shëndetësore që të ketë nevojë për gruan si kujdestare apo për djalin që ta mbajë nga krahu. Duket qartë që po shkojnë për hallet e tyre familjare.

Por meqë u është bërë zakon që partinë ta përdorin për çdo hall të tyre familjar, edhe fundjavat familjare duhet t’i justifikojnë me punë partie.

Kongresi elektoral i CDU-së nuk ka rëndësi as për vetë CDU-në, e jo më për Berishën. Aty thjesht shpallen listat elektorale dhe lexohet programi. Nuk ka ndonjë arsye që Berisha të shkojë nga Shqipëria për të marrë pjesë, aq më tepër që ata ia kanë hequr vizën me kohë dhe e kanë izoluar politikisht.

Në një njoftim në faqen zyrtare të CDU-së tregohet qartë se kushdo që dëshiron të marrë pjesë në Kongresin e 37-të të CDU-së në Gjermani, mund të regjistrohet thjesht duke dërguar një email në adresën partietag@cdu.de.

Pas dërgimit të emailit, pjesëmarrësi merr të gjitha informacionet e nevojshme për regjistrimin individual.

Gjithashtu, njoftimi thekson se është e rëndësishme që të interesuarit të informohen për udhëzimet mbi mbrojtjen e të dhënave personale, të cilat janë në fuqi për Kongresin e vitit 2025.

Udhëtimi i një familje nga Tropoja drejt Gjermanisë

Ky njoftim konfirmon se pjesëmarrja në Kongres nuk është e kufizuar dhe nuk ka një ftesë ekskluzive për politikanë të caktuar, por është një procedurë standarde e hapur për të gjithë të interesuarit

Përpjekja e tij për t’u dukur sikur tani, pas fitores së Trump-it, edhe gjermanët kanë ndryshuar qëndrim dhe duan ta pranojnë përsëri, e bën situatën edhe më qesharake.

Falë Gjermanisë dhe drejtësisë gjermane, SPAK-u mësoi se Berishët po blinin shtëpi në Roterdam, Gjermani dhe Belgjikë. Në Hungari kanë blerë një vilë, duke menduar se mund të kërkonin azil politik, pasi Hungaria pranon të akuzuar për korrupsion.

Po të mos ishte ai dokumenti gjerman që i kërkonte mbesës së Berishës të justifikonte paratë për apartamentin që po blinte, ndoshta SPAK-u nuk do të arrinte kurrë në gjurmët e vilave të tyre nëpër Europë.

Po të vepronte shumica si Berisha, ose po të sillej si ai, titujt e mëdhenj të mediave do të ishin:

“Berishët arratisen në Gjermani, marrin miliona me vete”

“Shkëlzeni çon prindërit në azil në Gjermani, miliona euro transportohen nga Rinasi pa u deklaruar”

“Berishët shkojnë tek vilat e tyre nëpër Europë, Shkëlzeni shkon të mbyllë pagesat e prapambetura”

Natyrisht, këto mund t’i thotë vetëm Berisha për të tjerët, edhe pse në rastin e tij nuk është se janë shumë larg të vërtetës.

Vilat i kanë, milionat i kanë, arsyet për të bërë turizëm në Europë i kanë.

Puna është, pse e kanë blerë një ftesë për të qenë dëgjues në Kongresin e CDU-së? Sepse për të hyrë atje duhet të shkojë vetë, pa kujdesin e gruas dhe djalit. Dhe mund t’i prishet gjithë fundjava në Gjermani, nëse i thonë: “Nuk ka vend, rri tek dëgjuesit në këmbë”, apo nëse i ndodh diçka me shëndetin.

Sepse kur shkohet në një Kongres elektoral si i ftuar, merret edhe ndonjë zyrtar i partisë, për shembull sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Nuk merret vetëm “Drejtori i Thesarit Familjar” (i biri) dhe gruaja.

Me gruan dhe djalin shkohet në ndonjë dasmë apo për ngushëllim, por jo në Kongresin elektoral të CDU-së. Sidomos atje, ku ata kanë përjashtuar edhe “babain politik” të partisë së tyre, e jo më të presin një fis nga Tropoja si të ftuar të rëndësishëm.

Next Post
Mbante kokainë në dyqan për ta shitur, arrestohet i riu në Shkodër

Mbante kokainë në dyqan për ta shitur, arrestohet i riu në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

Projekti që lidh Shqipërinë me Kosovën/ Albin Kurti: Këtë mandat nisim hekurudhën Gjakovë-Shkodër

February 13, 2026
“Ju kam kritikuar, por…”, Sula-Ramës: Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë

“Ju kam kritikuar, por…”, Sula-Ramës: Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë

February 13, 2026
Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

February 13, 2026
Një jetë në shërbim të njeriut dhe dijes! Në kujtim të Doktor Profesor Titi Tamburit (1944–2026)

Një jetë në shërbim të njeriut dhe dijes! Në kujtim të Doktor Profesor Titi Tamburit (1944–2026)

February 13, 2026
Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t! Kush e zë vendin e saj

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t! Kush e zë vendin e saj

February 13, 2026
Vonesat në gjyqe/ Strasburgu qorton Shqipërinë: Zvarritja e proceseve po dëmton qytetarët shqiptarë

Vonesat në gjyqe/ Strasburgu qorton Shqipërinë: Zvarritja e proceseve po dëmton qytetarët shqiptarë

February 13, 2026
Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

February 13, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Nis konferenca e Sigurisë në Mynih, Marco Rubio: Bota po ndryshon shumë shpejt!

February 13, 2026
Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Shkurt 2026

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In