Detaje të reja dalin në dritë pas rrëzimit të avionit në Kolumbi, me lojtarët e ekipit të Brazilit, Chapecoense. Sipas “The Sun” përpara se avioni të rrëzohej me ekipin e Chapecoense, kishte transportuar më parë ekipin e Argjentinës në të cilin ndodhej edhe Leo Messi.
Ekipi argjentinas ka udhëtuar 4 orë e 4 minuta, dhe nëse do të zgjaste edhe 18 minuta të tjera, atëherë avioni do të rrëzohej dhe mund të ishte një tragjedi ndoshta edhe më e madhe. Avioni charter me 81 persona në bord, duke përfshirë edhe ekipin e Chapecoense u rrëzua në qytetin Medellin të Kolumbisë.
Nga tragjedia vetëm 6 persona arritën të mbijetojnë. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i tragjedisë ishte mbarimi i karburantit.
BW/d.i.