• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Udhëtimet, të pasurit në Shqipëri shpenzojnë 60% më shumë se shtresa e mesme, pavarësisht kostove të transportit

by A R
05/01/2021 20:35
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në shekullin ku jetojmë, udhëtimet gjithnjë e më shumë po marrin dimensionin e argëtimit, më shumë se sa një domosdoshmëri për të kryer nevoja themelore të jetesës.

Në vijim të këtij trendi, familjet e pasura shpenzojnë për udhëtime gati një të dhjetën e buxhetit të tyre dhe shumë më tepër se shtresat e tjera të popullsisë.

Sipas të dhënave të INSTAT, familjet në 20 përqindëshin e sipërm me të ardhurat më të larta çuan 8% të shpenzimeve totale më 2019 për shërbimet e transportit. Të pasurit shpenzojnë 4 herë më shumë se të varfrit për udhëtime dhe gati 60% më shumë se shtresa e mesme.

Familjet e varfra çojnë për shpenzimet e transportit vetëm 2.2% të buxhetit të tyre mujor, ndërsa kjo kategori shpenzimesh nis e rritet në nivelet më të larta të të ardhurave.

Për familjet me nivel të lartë jetese, transporti është komponenti më i rëndësishëm i shpenzimeve pas konsumit të ushqimeve. Kjo kategori çon për ushqime 32% të buxhetit, ndërsa shpenzimet e transportit vijnë të dytat, me 8%. Pas ushqimeve dhe transportit, familjet me të ardhurat më të larta në vend shpenzojnë më shumë për restorante dhe hotele me 7,2% të buxhetit të tyre mujor, dhe të njëjtën përqindje shpenzojnë edhe për mirëmbajtjen dhe faturat e shtëpisë.

Shqiptarët, në përgjithësi, përballen me kosto të larta të transportit, prej çmimeve të larta të biletave të linjave ajrore dhe çmimeve të larta të naftës.

Megjithatë, familjet në nivelin e sipërm të të ardhurave kanë strukturë konsumi të ngjashme me të varfrit, ku gati një e treta e buxhetit mujor shkon për konsumin e ushqimeve. Struktura e shpenzimeve mesatare e familjeve tregon nivelin e ulët ekonomik të vendit, përderisa 42% e buxhetit shkon për blerjen e u ushqimeve, ndryshe nga Europa ku familjet shpenzojnë mesatarisht 12% të buxhetit e tyre për ushqimet.

Familjet në Europën e zhvilluar kanë një tepricë më të madhe buxhetore për t’ia dedikuar udhëtimeve, komoditetit në shtëpi dhe argëtimit. Në Europë, transporti është grupi i dytë më i madh i shpenzimeve të familjeve me 13.2% të totalit, pas shpenzimeve për mirëmbajtjen e shtëpisë që zënë rreth 24% për totalit të shpenzimeve.

Në 2019, në njësitë familjare të përbëra nga një person i vetëm, grupi ushqim zë peshën më të madhe prej 44,8%, krahasuar me tipet e tjera. Pesha më e lartë për shpenzimet për transport është regjistruar në strukturën e buxhetit të familjeve të përbëra nga tre ose më shumë të rritur pa dhe me fëmijë, përkatësisht 6,5 dhe 6,4%. Në familjet e përbëra nga tre ose më shumë të rritur me dhe pa fëmijë, në varësi, pesha që zënë shpenzimet për arsim është më e lartë krahasuar me tipet e tjera./B.Hoxha

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi i dashurisë për beqarët e tre shenjave gjatë vitit 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In