• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Udhëtime të lira dhe të sigurta – një mision i (pa)mundur i qeverisë së Kosovës

by Java News
27/07/2021 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Kosovës sa më shpejt duhet të miratojë një strategji financiare për subvencionimin e udhëtimeve të lira me aeroplan, ashtu siç kanë vepruar edhe disa qeveri të rajonit. Kjo sidomos do të ishte e mirëseradhur për mërgimtarët tanë, të cilët jo vetëm që do t’iu iknin udhëtimeve stresuese me autobusë, por do të jenë më të lidhur me Kosovën dhe me nevojat e saj për një zhvillim më dinamik.

Nga Mehmet PRISHTINA

 

Pas çdo fatkeqësie, bëhen analiza mbi shkaqet dhe rrethanat që kanë sjellur atë fatkeqësi. Edhe ngjarja e fundit tragjike në Slavonski Brod të Kroacisë, ku mbetën të vdekur 10 pasagjerë të autobusit dhe dhjetëra të lënduar, nuk mund të kalojë pa një analizë të mirëfillt mbi shkaqet që shkaktuan këtë tragjedi të rëndë.

Në radhë të parë, na duhet të zbërthejmë arsyen se pse mërgimtarët tanë janë të detyruar të udhëtojnë për në vendlindje më tepër me autobus?

Pse ata iu ikin aeroporteve, ku udhëtimi është shumë më i rehatshëm dhe më i shpejtë?

Këto pyetje bëhen sidomos në kohën kur çmimet e biletave për fluturime nuk shënojnë rënie, edhe përkundër kërkesave të mëdha që udhëtimet të bëhen përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Kjo është edhe arsyeja që për të pasur ulje të biletave, aviokompanitë ajrore kanë kërkuar disa herë nga Qeveria e Kosovës që të subvencionojnë çmimet e biletave sikur që ndodhë në Maqedoninë e Veriut, prej 9 deri 11 euro për një udhëtar. Për rrjedhojë jo pak pasagjerë nga Kosova e shfrytëzojnë Aeroportin e Shkupit, pikërisht për shkak se Qeveria e Maqedonisë ka subvencionuar kompanitë ajrore të cilat operojnë në këtë aeroport.

Është mendim i përgjithshëm, si i udhëtarëve, ashtu edhe i kompanive ajrore se, nëse një praktikë e njëjtë do të aplikohej edhe në Kosovë, kjo  gjithsesi  do të kishte ndikim në uljen e çmimit të biletave.

Pra, mërgimtarët tanë, sidomos ata që nuk mund të përballojnë koston e lartë të udhëtimit me aeroplan, zgjedhin autobusin si mjetin më të lirë për të shkuar në vendlindje. Nëse një familje pesë anëtarëshe, bie fjala, vendos të udhëtojë me aeroplan, ajo duhet të ndajë 3500 euro për bileta, shumë kjo tepër sfiduese për buxhetet modeste të mërgimtarëve tanë, që i bie të paktën disa muaj i nevojitet një familjeje të kursejë për të blerë pesë bileta aeroplani!

Pikërisht kjo mund të jetë arsye që Qeveria e Kosovës sa më shpejt duhet të miratojë një strategji financiare për subvencionimin e udhëtimeve të lira me aeroplan, ashtu siç kanë vepruar edhe qeveritë e rajonit.

Kur po i analizojmë shkaqet dhe rrethanat e fatkeqësive të komunikacionit, përfshi sidomos atë të fundit, duhet shikuar edhe kushtet dhe cilësinë e udhëtimeve  me autobus. Nga ajo që u bë publike rezultoi se punëdhënësit nuk ofrojnë kushte adekuate për shoferë e autobusëvet , sepse sipas rregulloreve, nuk mund ta vozisin autobusin vetëm dy shoferë. Ata mund të ngasin maksimumi 20 orë, ndonëse për kaq orë nuk mund të arrihet në Prishtinë. Sipas normave të Bashkimit Evropian, një shofer autobusi mund të vozisë maksimum katër orë e gjysmë në të njëjtën kohë, pas së cilës ai duhet të bëjë pauzë për 45 minuta dhe mund të drejtojë mjetin maksimumi 9 orë në një ditë.
Puna e shoferëve të autobusëve mund të konsiderohet ndër më stresueset, andaj normat që përcaktojnë punën e tyre kërkojnë zbatim të rrept edhe për faktin se ata kanë në duart e tyre jetën e mijëra udhëtarëve.
Aksidentet e komunikacionit janë të pashmangshme, por ato mund të reduktohen nëse zbatohen rregullat e qarkullimit, por edhe normat punës së shoferëve.
Një prej arsyeve të aksidentit që ndodhi në Slavonski Brod, sipas ekspertëve, mund të jetë edhe lodhja e shoferëve, të cilët patjetër duhet t’i kenë dhjetë orë pushim para se të fillojnë turnin e dytë të udhëtimit.
Këto rregulla madje janë të përcaktuara qartë edhe në Konventën e Vjenës, por edhe në Kosovë kjo çështje është e përkufizuar me Ligjin e sigurisë, sipas të cilit shoferi nuk mund ta drejtojë automjetin mbi 800 kilometra dhe mbi pesë orë pa ndërprerë.

Gjithashtu orarin e shoferëve në distanca të gjata e rregullon edhe Ligji i Kosovës për transportin rrugor. Sipas këtij ligji, kohëzgjatja e ngasjes ditore nuk duhet ta tejkalojë nëntorëshin. Ajo mund të zgjatet në maksimalisht dhjetë orë, por jo më shumë se dy herë gjatë javës.
“Pas ngasjes prej katër orë e gjysmë, ngasësi merr një pauzë të pandërprerë prej së paku 45 minutash, përveç nëse shfrytëzon pushim”, thuhet në këtë ligj.

Shoferët e autobusëve në Kosovë të cilët vozisin në destinacione të gjata, ndodhë që të udhëtojnë shumë herë pa pushim dhe kjo zakonisht është bërë vetëm me dy shoferë.

Këtë dinamikë stresuese të punës e kanë kritikuar edhe psikologët. Sipas tyre mospushimi ose mungesa e gjumit, si dhe lodhja e tepërt, ndikojnë që shoferët të mos jenë të vëmendshëm gjatë vozitjes, gjë që mund të rezultojë në pasoja fatale për jetën e pasagjerëve, siç edhe ndodhi në aksidentin e fundit.

Tani kur Kosova pret me dhembje dhjetë kufoma nga Sllavonski Brodi dhe kur plagët e aksidentit vazhdojnë të kurohen, institucionet në bashkëpunim me komunitetin e transportit rugor dhe ajror, duhet të gjejnë modalitetet e përshtatshme për të evituar fillimisht shkaqet e aksidenteve, por edhe për të lehtësuar dhe shkurtuar distancat e udhëtimit. Kjo mund të bëhet vetëm nëse fillon zbatimi strikt i ligjeve ekzistuese mbi transportin, që detyron pronarët e kompanive të zbatojnë rregullat që përcaktojnë normat dhe kushtet e punës së shoferëve. Pastaj, Qeveria e Kosovës duhet të shqyrtojë mundësinë e subencionimit të udhëtimeve me kosto të ulët, një shansë kjo ideale që do t’iu mundësonte udhëtarëve që e shfrytëzojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës të blejnë bileta të lira. Kjo sidomos do të ishte e mirëseradhur për mërgimtarët tanë, të cilët jo vetëm që do t’iu iknin udhëtimeve stresuse me autobusë, por do të jenë më të lidhur me Kosovën dhe me nevojat e saj për një zhvillim më dinamik.

 

Prishtinë, 27 korrik 2021

 

Next Post
“Ka kaluar afati i paraburgimit”/ GJKKO e lë në paraburgim ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela

“Ka kaluar afati i paraburgimit”/ GJKKO e lë në paraburgim ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com