• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Udhëkryqe shqiptaro-gjermane”, Milo: Studime pa paragjykime politike

by Java News
04/11/2016 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Libri i historianit Paskal Milo “Udhëkryqe shqiptaro-gjermane” është vlerësuar në promovimin e kësaj të premteje si libri i parë në historinë diplomatike të marrëdhënieve me Gjermaninë.

Studimi trajton disa çështje të debatueshme historike, si bashkimi i nacionalistëve shqiptarë me pushtuesin gjerman e më gjerë.

Historiani Mariglen Kasmi e ka vlerësuar librin e Paskal Milos për ndriçimin e këtyre çështjeve.

“Në libër analizohen jo vetëm politikat pushtuese gjermane, por po ashtu merret edhe në lupë shkencore edhe qëndrimi i grupimeve vendase si ndaj pushtuesve po ashtu edhe ndaj njëri-tjetrit. Autori mban një qëndrim kritik ndaj të gjitha palëve shqiptare të përfshira në konflikt, duke bërë një analizë të drejtpeshuar të situatës politike dhe ushtarake prej vjeshtës të vitit ’43 deri në nëntor të vitit ’44”, u shpreh Kasmi.

Vetë Paskal Milo rrëfen objektivin e tij për të realizuar këtë studim që sipas tij shkon përtej paragjykimeve politike.

“Historia është një përvojë e gjatë marrëdhëniesh njerëzore për çdo vend dhe popull. Në histori të tilla marrëdhëniesh ka ulje dhe ngritje që varen nga rrethanat historike dhe nga politikat e faktorët e veçantë të kohës. Prandaj në marrëdhëniet shqiptaro-gjermane duhet të shikojmë aspektet pozitive, kontributet që janë dhënë, gjithnjë me sesnin e mirë që popujt nuk janë fajtorë. Përgjegjësitë i kanë qeveritë” është shprehur Milo.

Libri “Udhëkryqe shqiptaro-gjermane” i botuar nga “Toena” është vlerësuar edhe nga ambasadorja e Gjermanisë Susanne Schütz e cila theksoi vështirësitë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Gjermaninë, të cilat nisën vetëm në vitin 1970.

Ambasadorja Shyt u shpreh se pas kësaj periudhe këto marrëdhënie kanë qenë intensive për demokracinë e Shqipërisë dhe ndihmesën për të shkuar drejt Bashkimit Europian.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Çaji i hithrës, një ilaç natyral i dobishëm për shëndetin

Çaji i hithrës, një ilaç natyral i dobishëm për shëndetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In